Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Pothuajse po mbyllen zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe nuk ndjehet të ketë asnjë vëmendje mediatike. Sot lajmi ishte që në takim mungonte Edi Rama dhe jo se çfarë po ndodh realisht me forcën politike, që mban e vetme prej më shumë se dy vjetësh timonin e qeverisë.
Mos i kërkoni më kot arsyet tek frekuenca e lartë e ngjarjeve të pazakonta, që ne prodhojmë si shoqëri dhe aq më pak tek shtypi si pasqyrë e deformuar e tyre. Nuk është faji i publikut që njeh edhe detajet më të imta të jetës së Bledian Rrahjes dhe nuk ka asnjë informacion për të ardhmen e partisë më të madhe në vend, sipas zgjedhjeve të fundit.
Dikush mund të thotë se është zbehur interesi i shqiptarëve për politikën në këto vitet e fundit, por kjo është shumë larg të vërtetës. Sepse, është e kundërta, për sa kohë që politIka vijon të mbetet shumë përcaktuese për fatet e tyre.
Problemi është se të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër, ndaj edhe nuk kanë asnjë lloj kurioziteti për ta ndjekur shfaqjen. Sepse në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime, dhe kjo epidemi ka prekur të gjithë sistemin politik. Sepse e njëjta histori vijon më pas me listat e deputetëve, emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe me çdo të zgjedhur tjetër në këtë vend.
Ndaj edhe lajmi sot ishte që në mbledhje mungonte Edi Rama, dhe jo se çfarë thanë, bënë apo vendosën gjithë të tjerët, që presupozohet të jenë rreth 100 mijë burra dhe gra në partinë e vetme qeverisëse në Shqipëri. Sepse gjithë të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, ngaqë secili prej tyre e ka emrin më laps dhe karriera e gjithëkujt varet thjesht dhe vetëm nga humori i ?udhëheqësit?.
Është pikërisht kjo arsyeja pse refuzimi për të reformuar sistemin tonë të dështuar politik vjen kryesisht prej aty, ku gravitacioni i pushtetit të kryetarokracisë është më i fortë. Nga shefat e partive kryesore, të cilët sot mund të jenë të gatshëm të zihen për gjithçka në këtë botë, madje edhe për datën, por jo për ruajtjen e statukuosë, për të cilën duket qartë se ka një pakt të heshtur midis tyre./CNA.al
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas ...
“Marshim kombëtar për bashkim”, kështu shprehet Lëvizja Vetë...
Ish kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka ironizua...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar di...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Banka Boterore financon nje projekt me vlere 71 milione doll...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar s...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reagua...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim një tj...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 30-vjetorin e rënies së Muri...
Partia Socialiste po përgatitet për organizimin e zgjedhjeve...
Dje Prokuroria e Tiranës njoftoi publikisht se pas shumë het...
Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Lulit, Klevis Balliu vi...
Dje, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se pas disa kohësh hetime...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi nuk mori pjesë sot në...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Nën moton “Ti Zgjedh”, Partia Socialiste ka prezantuar sot n...
Kompozitorja e njohur Diana Ziu vijon akuzat në drejtim të V...
“Dalim nga Parlamenti, po s’ndryshoj sistemi”, kështu është ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...