web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri reagon pas paralajmërimit të Ramës/ Ka pesë pyetje për kryeministrin

9 Nëntor 2019, 13:42, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e fortë që kryeministri bëri sot në lidhje me të ashtuquajturit ?KÇK?, për të cilët tha se po përgatitet një ligj i posaçëm.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ironizon kryeministrin, Manjani shkruan ?Pra “do bëjë një ligj të ri që të dënojë KçK-istat”- thotë udhëheqësi suprem.?.

Më tej, ai rikthehet pas në kohë, ndërsa kujton Berishën në vitin 1996, që sipas Manjanit tentoi të bënte një ligj të tillë, por që PS e asaj kohe e kundërshtoi.

?Le ti lëmë mënjanë konsideratat juridike, sipas të cilave ligjet e reja nuk ndëshkojnë dot krimet e vjetra. E lëmë mënjanë edhe Kushtetutën edhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut.

E lëmë mënjanë edhe përvojën tejet domethënëse, se si u zgërlaq dekreti i Presidentit Berisha në 1996, sipas të cilit propozohej pak a shumë kjo që do të bëjë ky i sotmi. Edhe Berisha donte të ekstremizonte Kodin Penal, madje duke mos i lënë Gjykatës as alternativa në dënim. PS e asaj kohe e denoncoi me të drejtë këtë dekret… (Mesaduket kur ju vjen ora e largimit këpusin të gjithë të njëjtat kopaçe)…?-shkruan Manjani.

Po ashtu ai i drejton edhe pesë pyetje kryeministrit, ndërsa thekson se gjithçka duket të jetë vetëm propagandë.

?Pra ti lëmë të gjitha mënjanë, prap mbeten disa pyetje:

Cili ligj nga këto që janë sot në fuqi ndalon ndëshkimin apo mbron KçK-istat e gjyqsorit e të qeverisë?!
Ç’është kjo thirrje e përsëritur publike, “do bëj namin”?! Mos është ftesë për kriminelët që të fshihen? Apo të ndreqin letrat?!
Me ç’atribut kushtetues e ligjor Kryeministri flet për detyra të Prokurorisë e të gjyqsorit? A janë vërtetë të pavarura këto?!
Sa persona në kërkim janë rrugëve dhe përse policia e Kryeministrit nuk i kap?!
Kush ja ka ndalur ligjet deri më sot? I ka bërë si i ka dashur. Mos po përpiqet të bëjë ligje që tu thotë të huajve që “i plotësova kushtet”?!

Duket si propogandë, apo jo?!?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Rama bën paralajmërimin e fortë/ Brenda nëntorit fillon furtuna





Lajmet e fundit nga