web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kësaj i thonë të dënohesh pa ligj”/ Ish Prokurori hedh dyshime mbi procesin e vettingut

9 Nëntor 2019, 17:20, Kronika CNA

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Theodhori Sollaku, ka hedhur akuza ndaj procesit të vettingut ndërsa ka theksuar se 70% e atyre që kanë ngelur, kanë ngelur kot.

?Ka një gjë që e ka cuar në kolaps sistemin e drejtësisë. Ka një situatë presioni dhe trysnie ndaj punonjësve.

Punonjësit  e vettingut nuk po zbatojnë atë që parashikon ligji. Kanë ngelur vetëm për mungesë dokumentacioni dhe taksash.

Nëse ti 20 vite më parë ke blerë një pronë, s’mund ti kërkosh sot ku e ke taksën. Ne e dimë fare mirë si ka funksionuar shteti dhe ligji para 30 vitesh.

Shumica e gjytarëve janë larguar për situata të kësaj natyre. 70%  e atyre që kanë ngelur në vetting, kanë ngelur kot.

Këtu e 30 vjet më parë ëshë e vështirë ti kërkosh gjyqtarëve pse nuk ke dokumentacion.

Edhe shteti kur kalojnë 10 vjet nuk mban më dokumentacion. Kësaj i thonë të dënohesh pa ligj?, theksoi më tej Sollaku në emisonin ?Kjo Javë? në News 24./CNA.al





Lajmet e fundit nga