web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KED “sfidon” Metën/ Botohet në fletoren zyrtare lista përfundimtare e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

9 Nëntor 2019, 18:48, Kronika CNA

Është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare e rënditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në listën e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

Kujtojmë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vetëm dy ditë më parë, refuzoi të ndërmarrë këtë hap dhe për këtë i dërgoi dhe një letër sqaruese Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por duket se KED ka zgjedhur të mos marrë në konsideratë letrën e kreut të shtetit duke botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare të rënditjes së kandidatëve për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Lista përfundimtare:

1.Arta Vorpsi 89.642 pikë

2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë

3.Elsa Toska 85.428 pikë

4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga