web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Ndërron jetë një person

9 Nëntor 2019, 14:17, Kronika CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur ?Kryqëzimi i Balldrenit?, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga