web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vendi i është dorëzuar krimit"/ Alibeaj: Shqiptarët të pasigurt, bandat tërhoqën këmbëzën ndaj shtetit

1 Nëntor 2019, 19:47, Politikë CNA

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e ?Mbrëmje në ABC?, e ka cilësuar  si balance lufte atentatin në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje kriminale kjo e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas Alibeajt, ngjarja e sotme tregon hapur se ky vend i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht dhe se atentati i sotëm është një goditje që bandat  kriminale i dhanë shtetit, pasi krimi i rrugës ka tërhequr këmbzën ndaj zyrtarëve shtetëror.

Ish deputeti demokrat ka thënë se me kriminalitetin në rritje, shqiptarët ndihen të pasigurt

?Në këtë vend territori i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht, madje më keq që sot krimi ka marrë guximin të godasë dhe një pjesë të shtetit. Situatë që nuk ka ndodhur më parë dhe ky është një tjetër alarm për atë se çfarë vrulli e revani ka marrë krimi sot. Guxim i marrë ai që i ka shtyrë njerëzit për të tërheqëur këmbëzën. Copëzat e të dhënave duhet të mblidhen në një për të kuptuar gjendjen reale.

Përplasjen mes qeverisë dhe prokurorit në fjalë dhe askush nuk mund të mos e mendojë sot që të mos jetë ndjerë të joshur e me guxim të tepruar për sa kohë kjo copëz e shtetit që quhet prokurori me gjithë mëkatet që ka është kaq vulnerabël që edhe krimi i rrugës mund të tërheqë këmbëzën.

Sa mirë do ishte dy javë më parë sikur të ndodhte ajo që thashë në konferencë meqë mes kryeministrit dhe zv kryeministrit pse nuk i arrestoni gjithë palët, ndërsa sot rrinë e numërojnë viktimat. Sa herë vihet në dijeni për akte kriminale nuk është të dalë e të bëhet palë me njërën bandë.

Është zyrtar shtetëror në fuqi, sot ka ndodhur që krimi ndjek zyrtarin shtetëror dhe pothuajse e ekzekuton. Si ndjehen sot shqiptarët? Gjithë ankth, gjithë makth. Kur bëhet therror edhe një pjesë e shtetit mendo ca sigurie ka për njerëzit e tjerë. Ky vend është zhytur në krim. Jemi në mëshirë të fatit të keq të kriminelëve?, ka thënë ndër të tjera ish deputeti Alibeaj.





Lajmet e fundit nga