web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj prokurorit/ Vasili: Rama e mbajti fjalën, Ndoj u ndëshkua me plumb

1 Nëntor 2019, 16:14, Politikë CNA

Nënkryetari i LSI,Petrit Vasili ka reaguar pas përplasjes me armë zjarri në Durrës ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja.

Vasili shprehet se Rama e mbajti fjalën dhe prokurori u ndëshkua me plumb.

“Edi Rama 3 javë më parë deklaroi dhe kërcënoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do t’i shpëtonte ndëshkimit”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Edi Rama e mbajti fjalen,prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.

Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t?i shpëtojë ndëshkimit,? deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile?, shprehet Vasili.





Lajmet e fundit nga