web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bushati “justifikon” Kajmakun/ Ndoshta nuk e ka njohur ligjin

1 Nëntor 2019, 14:00, Politikë CNA

Deputeti i PS, Ervin Bushati ka komentuar heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Bushati u shpreh se Kajmaku mund të mos e ketë parë të rëndësishme të konfirmonte dënimin e tij në Greqi.

Bushati thotë se kandidatët  duhet të njihen me ligjin e dekriminalizimit dhe të marrin një avokat.

?Ka dhe njerëz që nuk e mendojnë se duke fshehur dënimet mund të shkelin ligjin. Faji i tyre që nuk kanë marrë avokatë. Ky është proçes psikologjik dhe juridik. Mbase këta kandidatët tanë duhet të marrin avokatë, ndoshta nuk e kanë ditur ligjin e dekriminalizimit. Kemi bërë rast unikal që pengojmë persona edhe të padënuar më parë, tani do të implementojmë ligje që të verifikohen kandidatët 3 muaj para zgjedhjeve. Në 61 bashki, kanë dalë dy qytetarë që kanë menduar se nuk kanë shkelur ligjin. E mira do të ishte që herë tjetër të njohin ligjin para se të futen??, u shpreh Bushati më studion e News24.





Lajmet e fundit nga