web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flamur Noka: Krimi i mbështetur nga pushteti, godet lart

1 Nëntor 2019, 18:12, Politikë CNA

Ish-deputeti, Flamur Noka, ka reaguar pas atentatit të sotëm tek mbikalimi i Shkozetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka ka bërë përgjegjës pushtetin për ngjarjen e sotme teksa shprehet se: ?kur krimi mbështetet nga pushteti, ai godet rrezikshëm dhe shumë lart.?

?Kur krimin e mbështet pushteti ai godet rrezikshëm dhe shumë lart..Inkurajimi nga pushteti e trimëron krimin dhe e bën të frikshëm. Kështu u shfaq krimi sot në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Sot prokurorin Ndoja e goditi pushteti. Zoti e fali sot atë por krimi e ?vrau?. Pushteti e serviri gjah të krimit nëpërmjet sulmeve verbale të Kryeministrit e zëvendësit të tij .Sulmet e pareshtura ishin sinjal ndjellës për krimin. Ky atentat quhet atentat i pushtetit për likujdim të punonjësit të shtetit?, shkruan Noka./CNA.al





Lajmet e fundit nga