web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Atentat i mirëorganizuar”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga ngjarja në Durrës

1 Nëntor 2019, 17:04, Politikë CNA

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e sotme, të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku i plagosur mbeti prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, dhe dy persona të tjerë, përkatësisht Aleksandër Laho (Landi Muharremi) dhe shoferi i makinës së Ndojës, Andi Maloku.

Teksa shprehet se ngjarja është një atentat i mirëorganizuar, sipas Lalës,  Krimet e Rënda kanë marrë në dorë çështjen, pasi ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e Ndojit.

?Po hetohet për çështjen se ngjarja ka lidhje për shkak të detyrës së prokurorit. Nga hetimet e deritanishme flitet për një atentat, makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se bëhet fjalë për një personazh problematik rreth zonës së Sukthit, policia është bënë në ndjekje të tij. Ka qenë një atentat i mirëorgnanizuar. Ndoji më herët ka bërë detyrën e avokatit dhe ka mbrojtur emra të njohur të krimit?, tha Klodiana Lala./CNA.al





Lajmet e fundit nga