web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-kryegjyqtari i përfshirë në skandal seksual/ KLGJ rrëzon kërkesën për rikthimin në detyrë

29 Tetor 2019, 09:07, Kronika CNA

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesat për rikthimin në detyrë të disa gjyqtarëve.

Mësohet se KLGJ, ka rrëzuar kërkesën për rikthim në detyrë të Guximtar Boçit, ish-kryegjyqtarit i cili u përfshi në një skandal, ku i kërkonte favore seksuale qytetares Rudina I., për të fituar gjyqin për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën.

Dy vjet pas shkarkimit, ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi kërkoi rikthimin në detyrën e mëparshme, pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës në muajin shtator të vitit 2018.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi unanimisht për shkarkimin e kryegjyqtarit në tetor të vitit 2016, pasi emisioni investigativ ‘Stop’ publikoi një natë një videoskandal, ku Boçi kërkonte favore seksuale në këmbim të drejtësisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga