web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

140 faqe argumente/ Pas 39 ditësh pritje, Krimet e Rënda zbardhin vendimin e dënimit të Tahirit

28 Tetor 2019, 11:01, Kronika CNA

Gjykata për Krimet e Rënda ka zbardhur sot vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vendim i marrë me 19 shtator 2019.

Pas 39 ditësh në pritje, vendimi me 140 faqe argumente është dorëzuar sot në Sekretarinë e Gjykatës.

Kujtojmë këtu se Gjykata për Krimet e Rënda rrëzoi tre akuzat kryesore ndaj Tahirit, duke e dënuar vetëm për shpërdorim të detyrës.

Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite shërbim prove.

Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga