web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat anti-qeveritare/ Shkon në 60 numri i të vrarëve nga autoritetet

27 Tetor 2019, 15:49, Kronika CNA

Ka shkuar në 60 bilanci i personave të vrarë gjatë protestave anti-qeveritare  2 ditët e fundit në Irak.

Protestat e nisura në 25 tetor ishin vazhdimsi e protestave të mëhershme në fillim të muajit, të cilat shtypur nga autoritetet me dhunë.

Kujtojmë se, rreth 200 persona janë vrarë gjatë muajit të kaluar në protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike në Irak.

Në një komunikat referuar këtyre incidenteve me pasoja të rënda, ushtria irakiene ka marrë përsipër përgjegjësitë, duke u shprehur se ka përdorur ?forcë të tepruar? ndaj protestuesve dhe se ?do të merren masa për të gjithë ata oficerë komandues të cilët kanë kryer këto akte të gabuara?.

Vala e protestave  janë sfida më e madhe për qeverinë kryeministrit, Adil Abul-Mahdi, i cili erdhi në pushtet rreth një vit më parë. Ato konsiderohen më vdekjeprurëset në Irak që pas mposhtjes së grupi militant Shteti Islamik (ISIS)  më 2017./CNA.al





Lajmet e fundit nga