web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Dy të plagosur

26 Tetor 2019, 18:33, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës.

Mësohet se një makinë është përplasur me një shtyllë tensioni, ku më pas kjo e fundit është rrëzuar duke rënë sipër një mjeti tjetër.

në aksident janë përfshirë dy automjete. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, shtetasit me inicialet H.B dhe D.H.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor. Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H  u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga