web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës/ Ndëshkohen 13 drejtues mjetesh

26 Tetor 2019, 07:01, Kronika CNA

Policia rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me radar për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara, duke u kthyer në rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor.

Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me Radar në Sauk e Kashar, ku janë janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh, të cilëve u janë marrë patentat si dhe janë vendosur disa masa administrative, për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për sigurinë e jetës në rrugë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga