web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U tha se i hynë hajdutët në shtëpi dhe u hodh nga ballkoni/ Zbulohet e vërteta e 22 vjeçares

25 Tetor 2019, 12:49, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e Durrësit ku u tha se nje grua u hodh nga kati i tretë i banesës për shkak se i kishin hyrë në shtëpi hajdutët.

Policia e Durrësit ka njoftuar se lajmi është i pavërtetë dhe se 22 vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit:
Në lidhje me një lajm të publikuar nga media online se një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati ju sqarojmë se :
Me datë 25.10.2019 rreth orës 01:25 Policia e Qarkut Durrës me anë të një telefonate ka marrë njoftim se në lagjen Nr13 është rrëzuar nga shkallët një shtetase femër.
Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë në vendin e dhënë ku kanë konstatuar se shtetësia P.G. 22 vjeçe, në gjendje të dehur ishte rrëzuar nga shkallët e një pallati të pabanueshëm.
Shtetases së mësipërme i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e cila më pas është larguar për në banesë./CNA.al





Lajmet e fundit nga