web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përvjetori i vdekjes së Kacifas/ 1800 persona “mësyjnë” Kakavijën, policia “blindon” Jugun

26 Tetor 2019, 06:49, Kronika CNA

Gjatë dy ditëve të fundit, 1800 persona kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet doganës së Kakavijës, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vdekjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për ?BalkanËeb? se 500 shtetas grekë kanë hyrë gjatë ditës së sotme, prej orës 12 të natës.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit ka kaluar vetëm një autobus me 20 shtetas grekë.

Ndërkohë dy persona të shpallur ?non grata? janë kthyer nga policia, disa të tjerë për mungesë garancie dhe të tjerë janë tërhequr vetë.

Forca të shumta policie ndodhen Gjirokastër, por edhe në pjesë të tjera të Jugut të vendit, kryesisht në zonat kufitare.

Policia ka vendosur një postbllok edhe në Jorgucat për kontrollin e personave të dyshuar dje për të siguruar rendin e mbarëvajtjen e ceremonisë përkujtimore. Ditët e fundit shoqatat patriotike greke, duke përdorur ?fuqinë e rrjeteve sociale? kanë bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë të rinjve.

35-vjeçari Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të kaluar gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.

Gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, Kacifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre. Pas disa orëve zjarr, policia arriti të qëllonte mbi 35-vjeçarin që rrezikoi jetët efektivëve.





Lajmet e fundit nga