web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Itali/ Shqiptari vret kunatin me armë

27 Tetor 2019, 14:54, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku protagonistë ishin dy shqiptarë.

Një shqiptar mbeti i vrarë me armë gjahu nga kunati i tij. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Nettuno të Italisë, një zonë afër Romës, në orën 12.30, pas një grindjeje mes të afërmve.

45-vjeçari e ka goditur me një shkop kunatin 50 vjeç dhe ky i fundit iu përgjigj, duke e qëlluar me armë.
I plagosuri ndërroi jetë menjëherë, si pasojë e plagëve të rënda.
Ndërkohë identiteti i dy shqiptarëve nuk dihet ende./CNA.al





Lajmet e fundit nga