web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherri mes dy të rinjve në Durrës/ Detaje nga plagosja e 19 vjeçarit

27 Tetor 2019, 16:53, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e një të riu në Durrës ditën e sotme.

Mësohet se 19-vjeçari i plagosur quhet Klevi Qosja. Fillimisht u raportua se ai ishte dërguar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, ndërsa tashmë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

19 vjeçari u konfliktua sot me një tjetër adoleshent, i cili e goditi me një mjet të mprehtë. Deri tani, ende nuk është zbuluar se kush është autori dhe cilat janë shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:
Në lagjen Nr. 17 Durrës pas një konflikti të çastit midis dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi:
K.Q., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durres jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për dentifikimin dhe kapjen e autorit ./CNA.al





Lajmet e fundit nga