web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Tatim-Taksat, Prokuroria dhe Gjykata/ Në Elbasan "punët" mbarohen në kafene

28 Tetor 2019, 10:44, Kronika CNA

Ne Elbasan institucionet e shtetit janë pothuajse në gjendje inekzistente dhe nëse qytetarët kanë një hall, nuk kanë mundësi t?iu drejtohen institucioneve, por hallet e tyre zgjidhen në kafene.

Një situatë e tillë ndodhet tek Tatimet, Gjykata dhe Prokuroria.

Në rast se kërkon të mbarosh “punët” e tua, si biznes apo qytetar i thjeshtë, shkon në ato institucione, por fillimisht të drejtojnë tek kafja.

Atje do të gjesh shefin, tatimorin, taksambledhësin, prokurorin apo gjyqtarin. Atje “bisedohet më qetë” trajtohen më mirë muhabetet dhe punët e “punës”.

Nje shkrehje e paparë, në ato tre institucione që ndoshta kryeministri Rama nuk e di si janë kthyer, por që vetëm halle dhe probleme njerëzish që nuk mbarohen.

Çdo ditë, çdo minutë, qytetari në Elbasan, në atë qytet me 1001 halle dhe probleme përballet me kapadaillëkun e zyrtarit të Tatimeve, me zvarritjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, të cilët Vettingu duhet t?i flakë tutje, dhe jo vetëm duke i shkarkuar por edhe duke i penalizuar.

Vetem nga Elbasani për 2019-ën janë nisur drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidencës mbi 2600 ankesa dhe denoncime për tatimoret, gjyqtarët dhe prokurorët e këtij qyteti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga