web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon lufta me flakët në Devoll/ Kërkohet ndërhyrja nga ajri

28 Tetor 2019, 08:14, Kronika CNA

Prej 24 orësh vijon lufta me flakët në masivet pyjore të Nikolicës në Devoll, ndërkohë mëngjesin e sotëm mësohet se është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të vënë zjarrin në kontroll.

Flakët e zjarrit që u shfaqën të dielë kanë përparuar në brendësi të pyllit duke shkrumbuar dhjetra hektarë me pisha.

Ulja e temperaturave gjatë natës ka reduktuar intensitetin e flakëve,të cilat rrezikojnë të përhapen edhe në pyjet e Kozelit.

Në terren po punojnë mbi 40 forca zjarrfikëse të të gjitha bashkive të Qarkut dhe forcat e ushtrisë,të cilët po hapin breza sigurie,për të penguar avancimin e zjarrit.

Kreu i bashkisë së Devollit Eduart Duro i tha ABC Neës, se e vetmja mënyrë për të vënë zjarrin në kontroll është ndërhyrja nga ajri. Sipas Duros, ka dyshime të forta që zjarri është i qëllimshmëm dhe mund të jetë vënë nga barinjtë e zonës që hapin kullotat ose nga kondrabandistët e lëndës drusore.





Lajmet e fundit nga