web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Socialistët nuk heqin dorë nga shkarkimi i Metës/ Ulsi Manja shpjegon planin që do të ndiqet

19 Tetor 2019, 20:24, Politikë CNA

Ndërkohë që Komisioni i Venecias e ka dhënë opinionin e saj zyrtar lidhur me ligjshmërinë e dekretit të Presidentit për ç?dekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, socialistët siduket nuk heqin dorë nga vendim për shkarkimin e Metës.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është shprehur per ABC News se mazhoranca do të japë një votë politike për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa vlerësimin kushtetues do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese kur të jetë funksionale.

?Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni.

Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar ?sekret shtetëror?, është shprehur Manja. Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 Dhjetor.

?Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë.

Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës.

Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi?, tha Manja./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga