web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Respekt për të huajt, por s’mund të na shajnë motrat dhe nënat”/ Nuk përmbahet Klevis Balliu

19 Tetor 2019, 19:19, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar ?JO-në? që mori Shqipëria për çeljen e negociatave.

Teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, Balliu theksoi se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

?Sa të jetë Edi Rama nuk hapen negociatat dhe këtë ia kam thënë dhe kolegëve të mi që lëvizin në çdo cep të Europës. Nuk e ka fajin Macrom për inkriminimin e shtetit.

Rama duhet të japë dorëheqjen se është një kryeministër i kapur nga krimi i organizuar. Moshapja e negociatave është një fatkeqësi kombëtare dhe fajin e ka vetëm ky njeri. Përgjegjësi kryesor dhe i vetëm është vetëm Edi Rama.

Aksioni i opozitës ka qenë deri tani tejet i fortë me sakrifica të jashtëzakonshme. Ne s?kemi plan të mbëjmë pas. Rama bën mirë të dorëhiqet ndryshe do të hiqet njësoj si janë hequr kryeministra të tjerë në botën perendimore.

Kjo qeveri kishte vetëm për të hapur negociatat dhe kishte vetëm 4 kushte, ky i bëri 9 kushte.?, theksoi Balliu.

Duke vijuar më tej, Balliu foli dhe për protestën e banorëve të ?Astirit? si dhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt.

?Si u bllokonka rruga kur Erion Veliaj bën vrap, e nuk u bllonka kur qytetarët protestojnë për të mbrojtur shtëpiat e tyre!

Ajo është një zonë tejet e nxehtë! Erion Veliaj në muajin e dytë, bëri një takim fallco me qytetarë fallco në bashki dhe thoshte se këta janë banorët e unazës. Unë ftoj komunitetin ndërkombëtarë të vijnë dhe të flasin me ata banorë.?

Lidhur me deklaratat e Borchardt, Balliu u shpreh se ai ishtë një gjest shumë i ulët dhe peticioni do të vijojë.

?Ai ishte një gjest shumë i ulët dhe i turpshëm. Një gjest prej militanit të Partisë Socialiste. Peticioni ka shkuar me qindra dhe do të vijojë. Ne kemi shumë respekt për të huajt por jo të vini të na shani motrat dhe nënat.?, u shpreh Balliu në  ?Mbrëmja në ABC?./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga