web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“JO-ja” për Shqipërinë/ Strazimiri: Duhet t’i jemi mirënjohës presidentit Macron

19 Tetor 2019, 15:59, Politikë CNA

Ish deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar vendimin negativ për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave.

I ftuar në ?Ora news? Strazimiri u shpreh se azilkërkuesit në Francë nuk janë një pretekst që Macron i tha ?JO? Shqipërisë. Sipas tij,  shqiptarët duhet t?i jenë mirënjohës presidentit francez që bllokoi negociatat.

?Macron ka thënë një të vërtetë që qeveria jonë nuk e pranon. Burokratet e KE deri dje nuk e pranonin. Kjo është arsye për ti qenë mirënjohës Macronit dhe Merkelit.

Macron dhe Merkel ndahen në një detaj teknik. Merkel me seriozitet gjermanik ka thënë ?ne do t?i vendosim këtyre që këto 9 pika që përcaktojnë një shtet demokratik ti kenë plotësuar përpara tryezës së përpara 3 të parat dhe 6 të tjerat që mbeten menjëherë, pasi nuk fillon tryeza e dyta.

Lajm më të mirë për shqiptarët nuk mund të ketë, lajm më të keq për këtë qeveri nuk mund të ketë. Macron me Merkel janë ndarë në një gjë. Macron është koshient, ashtu si edhe Merkel dhe Bundestagu që këto pika qëndrojnë. Problemi është ky: A duhet ti japim këtë mirësi  të fillojnë të plotësojnë njëherë kushtet pastaj ti hapim negociatat, apo ndërkohë që bëhen një shtet normal le t?ju hapim dhe negociatat. Unë mendoj që ky seriozitet për 72 orë është një dhuratë e madhe që BE na bën. Seriozitet që më rezulton që Macron dhe Merkel e kanë shumë herë më të madh sesa kjo qeveri  ?, u shpreh ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga