web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat në Maj/ Pollo ngreh alarmin: Pengesë ndaj Shqipërisë kushti i dhjetë

19 Tetor 2019, 15:43, Politikë CNA

Ish-deputeti Genc Pollo duke komentuar vendimin për mosçeljen e negociatave ndaj Shqipërisë është shprehur se, vendimi nuk fshin asnjë prej kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman.

I ftuar në studion e Syri TV, Pollo u shpreh se këto kushte do të jenë sërish, por në maj pengesë për Shqipërinë mund të bëhet shtimi i kushtit të azilkërkuesve të parashtruar nga Franca.

?Është e pamend të thuash një gjë të tillë. Si i paska fshirë kushtet e Bundestagut? Po në maj, ku do të jetë Gjermania? Do të ketë dalë si Britania e Madhe me ndonjë Dexit? Sa herë që të mblidhet Këshilli i Europës, do të ketë minimalisht 9 kushtet. Ato janë platformë. Por nga ana tjetër, Franca dhe në një masë serioze edhe vendet e ulëta, ka gjasa që emigracioni i paligjshëm mund të jetë edhe kushti i dhjetë.?

Ndërkohë i pyetur në lidhje me kontributin që mund të jap opozita, ish-deputeti është shprehur se e vetmja në dorë të opozitarëve është kontributi për Reformën Zgjedhore, pjesa tjetër është në dorë të qeveritarëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga