web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në "Fiks Fare"/ 4 javë nga fillimi i shkollës, nxënësit ende pa mësuese

9 Tetor 2019, 21:24, Denoncim CNA

Viti i ri shkollor ka katër javë që ka nisur, por nxënësit e klasës së tretë në shkollën e mesme të bashkuar ? Jani Vreto? nuk kanë mundur të zhvillojnë një proces mësimor normal.

Fiks Fare udhëtoi drejt Leskovkut pas shqetësime të prindërve adresuar pranë redaksisë.

Bashkëpunëtorët e Fiksit vërtetuan në ambientet e shkollës se nxënësit nuk kishin një mësuese stabël për të bërë mësim. Ata i zhvillojnë lëndët kryesore me një mësuese tjetër. Kjo e fundit pohoi se ishte e vështirë dhe e lodhshme mësimi me dy klasa së bashku.

Drejtoresha e shkollës pranoi situatën, duke shpjeguar se numri i pakët i nxënësve në ciklin fillor u ka krijuar vështirësi. Në bazë të udhëzimit Nr.30 të Ministrisë së Arsimit, i cili nënvizon se për  numrin e nxënësve të klasave fillore me më pak se 50, duhet të krijohen klasa kolektive. Shkolla po pret vendimin e Drejtorisë Vendore  Arsimore në Kolonjë për situatën e krijuar.

Nga ana tjetër edhe drejtori i Zyrës Arsimore Kolonjë citoi udhëzimin  e Ministrisë së Arsimit, si arsye se pse nuk është zëvendësuar mësuesja e larguar. ?Do shkojmë drejt krijimit të klasave kolektive, po tkurremi e po tkurremi në numër nxënësish ? pohoi Vrion Çaushi.?Kolonja  është një rreth i cili ka hedhur hapat e para në arsim, por ky është realiteti ?  përfundoi drejtori i Zyrës Arsimore./Top Channel/





Lajmet e fundit nga