Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Santiago Malko, ish-polici që u vra në zonën e Xhamllikut, më 27 gusht 2019, është një nga emrat që njihet për miqësinë e tij me bossin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Pas shkrimeve që Dosja.al ka botuar përgjatë ditëve të fundit, për “klanin Duka”, dhe përplasjen mes bandave në Tiranë, në redaksinë tonë kanë vërshuar denoncimet. Denoncimet kanë të njëjtin emër në qendër të tyre, biznesmenin Ervis Martinaj. Denoncuesë anonimë akuzojnë Martinajn për një sërë ngjarjesh ku ai ka qenë i përfshirë. Që nga vrasja e bankierit Artan Santo, e deri tek vrasja e Elvis Doçi, emri kryesor i akuzuesve është Martinaj.
Dosja.al në respekt të paanshmërisë dhe transparencës ndaj publikut, në një kohë kur përplasja mes bandave, nga rruga është zhvendosur në media, kur njëra palë lobon për goditjen e një klani tjetër, ndjen detyrimin për të sjellë tek publiku, edhe këtë qendrim. Vëmë në dukje se denoncuesi në fjalë posedon edhe fotografi dhe të dhëna tejet të afërta për Martinajn.
Denoncimi i plotë
Të dhëna mbi situatën e përfolur kohët e fundit. Fenomeni Santiago Malko dhe kush është urdhëruesi i tij.
I dyshuar si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale por gjithmonë i lirë me të njëjtin justifikim, mungesë provash. Bëhet fjalë për Ervis Martinaj, i njohur si një person i rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda.
Emri i Ervis Martinajt u lakua për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdoren vrasësit e bankierit. Në fundin e vitit 2013 Martinaj ishte personi i dyshuar për vrasjen e shtetasit Elvis Doçi, një sipërmarrës lojërash fati.
Doçi i ka shitur Martinajt një numër të konsiderueshëm makinash lojëra fati të cilat ishin të palicensuara. Por vetëm pak javë pasi Martinaj kishte marrë makinat e lojrave të fatit, Ministri Tahiri deklaroi nisjen e operacionit ?Fundi i Marrëzisë? për të goditur bizneset e paligjshme të lojërave të fatit.
Ndër operacionet e marra nga policia ishte dhe bllokimi i 400 makinetave të Ervis Martinajt, çka solli përplasjet mes Ervis Martinajt dhe Elvis Doçit.
Martinaj ka pretenduar se Doçi për shkak të lidhjeve të afërta me Saimir Tahirin ka qenë në dijeni të operacionit dhe i ka shitur makinetat pak para se policia të niste operacionin për bllokimin e tyre. Martinaj i ka kërkuar Doçit kthimin e parave që i kishte dhënë për blerjen e makinerive, por diçka e tillë u refuzua nga Elvis Doçi dhe më pas u fol për një përplasje fizike ku Ervis Martinaj mori plagë të rënda.
Pas këtij sherri, më 25 tetor të vitit 2013 në zonën e Komunës së Parisit, vritet në një atentat, Elvis Doçi.
Dyshimet u ngritën mbi Ervis Martinajn por edhe sot pas 6 vitesh, ngjarja ka mbetur pa autor. Ervis Martinaj do të rikthehej sërish në qendër të kronikës së zezë, si i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në parkingun e një lokali në zonën e Linzës, e filmuar nga kamerat e sigurisë. Edhe në këtë rast, Ervis Martinaj ia hodhi me një dënim minimal me 1.5 vite burg. Emri i Martinaj përmendet në gjyqin e Shullazit. Sipas deklaratave tëYlvi Beqajt në prokurori, Ervis Martinaj i ofroi 7 milion euro biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie.
Kur nuk arriti ta bindte me para, Martinaj e ka kërcënuar me vrasje. Emri i Martinajt u përmend dhe në rastin e Viktor Skejës, ish-drejtor i CEZ por si në çdo rast u fol për mungesë të provave. Pjesë e një tjetër ngjarje kriminale në lokalin Solomon ishte sërish Ervis Martinaj, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe i plagosur Martinaj.
Sërish del i pafajshëm për mungesë provash. Emri i Martinajt u përmend edhe pse jo mediatikisht në një konflikt me Samir Manen, konflikt që u mbulua nga policia dhe nga mediat. Së fundmi, në qendër të kronikës së zezë është vënë vrasja e Santiago Malkos. Malko punonte për Ervis Martinaj si vrasës me pagesë.
Malko ishte i përfshirë në një sherr me vëllezërit Lashi në vitin 2016. Malko ka qenë i përfshirë dhe në ngjarjen e 4 tetorit 2018 ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës. Malko dyshohet dhe si personi që ekzekutoi Elio Bendon me urdhër të Ervis Martinajt. Edhe pse emri i Ervis Martinajt prej vitesh qarkullon i përfshire në ngjarje kriminale, policia dhe prokuroria në asnjë rast nuk ka zbardhur ngjarjen duke i ofruar mbrojtje një personi që haptasi njihet si person i rrezikshëm./Dosja.al
Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës parlamentare, njëherësh dh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
“Vjedhje e hapur alla rilindje” e etiketon ish kryeministri ...
Një ndër krenaritë e kryeministrit Rama ka qenë gjithmonë pa...
Për herë të parë në vitin 2018, Korça është kurorëzuar mbret...
Pacienti: 30% e zemrës më funksionon, nuk më japin “Entresto...
Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv...
Një nxënës 11 vjeçar vuan sot e kësaj ditë pasojat e një aks...
KPP pranë qeverisë sot dha një tjetër vendim pro Salillarit,...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, ...
Roland Cano, mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti...
Emisioni investigative “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tj...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë s...
Enisioni “Fiks Fare” solli këtë mbrëmje historinë e dhimbshm...
Reshjet e shiut të cilat kanë rënë gjatë gjithë natës që lam...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Një qytetare ka denoncuar dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj ...
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...