Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Për dy netë rrjesht, emisioni “Fiks Fare” solli në vëmendje të publikut historinë e dhimbshme të një 12 vjeçareje e cila, gjithë jetën e saj e kishte kaluar në institucione të kujdesit rezidencial.
Gjatë dëshmisë ajo rrëfen për abuzime seksuale dhe lojëra seksi mes bashkëmoshatarët qysh në moshën 8 vjeçare e deri në Janar të 2019. Kohë kur ka dal nga Insistucioni. Ngjarje këto, të ndodhura brenda mureve të shtëpisë së fëmijës ?Zyber Hallulli?.
Pas publikimit të kësaj historie tronditëse i pari që reagoi ishte Shërbimi Social Shtetëror. Në deklaratën e tyre ata bëjnë me dije se kanë angazhuar një grup pune për të bërë vlerësimin e rastit të paraqitur në emision për periudhën kur vajza ka qenë banore e shtëpisë.
Shërbimi Social Shtetëror është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë për të hetuar mbi rastin e vajzës deri në zbardhjen e plotë të rastit duke mbajtur përherë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës.
Ndër të tjera ata theksojnë se janë maksimalisht të interesuar për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje, dhe se rasti do të ndiqet me prioritet deri në zbardhjen e tij, për të marrë më pas të gjitha masat e nevojshme për personat përgjegjës.
Një tjetër reagim ka mbërritur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Në reagimin e tyre ata theksojnë se kamerat në institucion janë vendosur në vitin 2018, siç ka pohuar edhe vajza gjatë rrëfimit të saj. Ndër të tjera ata pranojnë se kjo çështje, bashkë me akuzat e ngritura janë objekt i një hetimi të nisur tashmë nga organi i Prokurorisë, duke inkurajuar këtë institucion që të marrë të gjitha masat dhe të kryejë të gjithë procedurat e domosdoshme, për t?i shkuar deri në fund zbardhjes së të vërtetës.
?Për sa na takon, do të vëmë në dispozicion të organit të Prokurorisë, gjithçka që do të nevojitet për të hedhur dritë, duke filluar që nga kamerat monitoruese në mjediset e Institucionit të Përkujdesit Shoqëror ?Zyber Hallulli?, të cilat janë funksionale në këtë institucion prej vitit 2018? thuhet në reagimin e ministrisë.
Ndërkohë, me Urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ngritur tashmë një grup kontrolli, i cili ka në përbërje të tij ekspertë psikiatër zhvillimi dhe psikologë, të cilët do të kryejnë vlerësimin rast pas rasti të çdo fëmije, banor në Shtëpinë e Fëmijës ?Zyber Hallulli?, si edhe vlerësimin e stafit kujdestar dhe edukator, me qëllim verifikimin deri në fund, të zbatimit të standardeve të mirërritjes së fëmijëve.
Një tjetër reagim erdhi edhe nga CRCA, organizatë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Sipas drejtuesit të saj Altin Hazizaj, puna që po bën Fiksi në këtë rast, dhe media në përgjithësi është për t?u admiruar.
Prej 5 vitesh ata i kanë kërkuar Ministrisë mbylljen e këtyre institucioneve, të cilat sipas tij janë burime abuzime seksuale dhe dhune.
Këtë e dëshmojnë vendet Evrpiane të cilat pasi kanë vendosur sistemin e kujdesit në familje, edhe sot vazhdojnë të hetojnë dhunën seskuale, të ndodhura në këto institucione në vitet kur kanë qenë ende të hapura. Shteti shqiptar duhet të angazhohet në mbylljen e këtyre qendrave rezidenciale, krijimin e qendrave të hapura dhe investimin serioz në kujdesin në familja.
Pagesa prej 9000 lekësh të reja, për kujdesin e një fëmijë në familje kujdestare është qesharake, dhe minimalisht duhet të dyfishohet apo trefishohet që të merret seriozisht nga kujdestarët.-shtoi Hazizaj.
Ai gjithashtu këmbëngul që Urdhri i Psikologëve duhet urgjentisht të marrë masa për ata psikologë të cilët nuk raportojnë raste të tilla të ngjashme. Ata duhet të respektojnë ligjin dhe të raportojnë, çka është në interesin më të lartë të fëmijës. Gjithashtu për rastin konkret i bënë thirrje Urdhrit të Psikologut të ndërgjegjësoj këtë të fundit dhe të marrë masa për psikologen që nuk ka raportuar rastin e 12 vjeçares siç e kërkon edhe ligji./Top Channel/
Rasti i dhunës seksuale dhe bullizmit ndaj një vajze 12 vjeç...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Vincent Van Gerven Oei, gazetari hollandez , i cili për vite...
Emisioni “Stop”, përmes kameras së fshehtë, solli sonte në m...
Emisioni “Fiks Fare” vazhdoi të denoncojë mbrëmjen e sotme p...
Emisioni “Stop”, përmes kameras së fshehtë, sjell sonte në m...
Emisioni “Fiks Fare” sjell historinë tronditëse të një 12 vj...
Santiago Malko, ish-polici që u vra në zonën e Xhamllikut, m...
Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës parlamentare, njëherësh dh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
“Vjedhje e hapur alla rilindje” e etiketon ish kryeministri ...
Një ndër krenaritë e kryeministrit Rama ka qenë gjithmonë pa...
Për herë të parë në vitin 2018, Korça është kurorëzuar mbret...
Pacienti: 30% e zemrës më funksionon, nuk më japin “Entresto...
Një qytetar nga Vlora ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv...
Një nxënës 11 vjeçar vuan sot e kësaj ditë pasojat e një aks...
KPP pranë qeverisë sot dha një tjetër vendim pro Salillarit,...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, ...
Roland Cano, mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...