Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin e migrantëve që vinin përmes detit në Greqi. Pas vizitës së ministrit të Brendshëm gjerman, Seehofer në Turqi e Greqi dihet – kjo marrëveshje duhet reformuar.
Kush zemërohet tani për gjendjen e refugjatëve në kampin Moria në ishullin Lesbos është injorant ose gënjeshtar. Mjerimi i refugjatëve në ishujt e Egjeut nuk është një problem i këtyre ditëve, por i disa viteve. Vetëm se politika greke, ajo europiane, të gjithë nuk kanë dashur ta shohin atë. Synimi ishte që “deal”-marrëveshja (mars 2016) e arritur mes BE dhe Turqisë të pengonte fluksin e migrantëve përmes rrugës detare. Numri i të ardhurve fillimisht ra në mënyrë të ndjeshme.
Por marrëveshja si narrativ nuk funksionon më, sepse pjesë të rëndësishme të saj ose nuk janë zbatuar ose u zbatuan keq. Rezultati: dhunë dhe mjerim në kampet greke, paralizim të politikës europiane të migrimit. Ky zhvillim ishte i parashikueshëm.
Të mbingarkuar
Autoritetet greke nuk kanë qenë dhe nuk janë as sot në gjendje të organizojnë e administrojnë kampet e refugjatëve si duhet. Vërtet BE ka dërguar personel dhe shumë para drejt Greqisë, por as agjencia e azilit, EASO dhe as Frontex nuk e lehtësuan gjendjen. Procedurat e azilit në ishujt grekë, të cilët refugjatët që me arritjen e marrëveshjes nuk mund t’i braktisnin më, do duhej që të përfundonin brenda pak ditësh apo javësh. Realisht procedurat zgjasin shumë muaj, në mos vite. Një refugjat që vjen sot në ishujt grekë e ka seancën dëgjimore më së herëti në pranverën e viti 2021. Ardhja e më shumë personeli nga vendet e BE nuk funksionoi deri më sot.
Nuk ka kthime
Marrëveshja me Turqinë parashikonte që azilkërkuesit e refuzuar, që përbënin edhe numrin më të madh të tyre të ktheheshin në Turqi. Deri më sot janë kthyer vetëm 2200 persona, sipas statistikave të KE. Nëse problemi qëndron tek Greqia apo Turqia, kjo mbetet e pasqaruar.
Për secilin azilkërkues të refuzuar që kthehej në Turqi, BE kishte premtuar, se do të pranonte një refugjat tjetër nga Siria. Ky do ishte një kontigjent për 72.000 persona, por deri më sot kanë ardhur si kontigjent refugjatësh vetëm 25.000 persona nga Turqia. Para numrit prej 3,6 milionë refugjatësh që qëndrojnë në Turqi, kjo shifër është shumë e ulët.
Shtetet anëtare të BE deri më sot nuk bien në ujdi për një mekanizëm shpërndarjeje. Polonia, Hungaria por edhe Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka nuk marrin më refugjatë nga Turqia. Kështu që është e kuptueshme që Turqia ankohet, se lehtësimi që duhej të sillte ndihma e BE është shumë i vogël. Shumicën e refugjatëve e ka pranuar Gjermania, 8596 vetë. Kur gjendja keqësohet shumë, qeveria greke merr një numër refugjatësh e i zhvendos në kampet brenda vendit. Edhe aty gjendja nuk është më e mirë. Me ndihmën e kontrabandistëve, shumë vetë marrin rrugën përmes Ballkanit që të kalojnë në Europë.
BE nuk mban premtimin
Ende shifrat e sotme nuk mund të krahasohen me fluksin e viteve 2015 dhe 2016. Por në muajt e fundit, është rritur numri i atyre, që kanë marrë rrugën nga Turqia në Greqi. Ka ditë që në kampet e tejmbushur vijnë disa qindra vetë. Turqia ankohet, se BE nuk po e përmbush pjesën e saj të premtimit. Pjesërisht ajo ka të drejtë. Bisedimet për liberalizimin e vizave me Turqinë kanë ngrirë. Negociata anëtarësimi me Turqinë po ashtu nuk zhvillohen. Edhe bisedimet për një union doganor me Turqinë nuk kanë lëvizur nga vendi. Por më shumë Turqia zemërohet, se 6 miliardë eurot e premtuara deri në vitin 2022 për trajtimin e refugjatëve rrjedhin shumë ngadalë. BE e kundërshton këtë. Deri më sot janë dërguar 2,4 miliardë euro. Për të përshpejtuar proceset, fondet tani do të dërgohen drejt e tek shteti turk. Deri tani fondet u janë paguar organizatave humanitare për të siguruar, se ato përdoren vërtet për refugjatët.
Pamjet e kampeve të tejmbushura janë “të dëshiruara”
Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer që ishte në Ankara e të premten në Athinë ka për të derdhur pak lotë krokodili për gjendjen e refugjatëve, por premtime konkrete për ndihma nuk ka shumë. Të paktë kështu dëgjohet nga Ministria e Brendshme. Në thelb, thonë disa diplomatë të BE, pamjet e kampeve të tejmbushura janë “të dëshiruara”. Ato kanë një efekt jo pak frikësues ndaj migrantëve potencialë, që në Turqi presin një shans për të ardhur në Europë. “Është e nevojshme të mënjanohen stimujt që bëjnë që të merret rruga e rrezikshme”, vendosën krerët e shteteve dhe qeverive të BE në qershor 2018. Stimuli më i madh sigurisht që është një jetë në dinjitet në Greqi apo në një vend tjetër europian. Po për shkak se prej vitesh vendet e BE nuk bien në ujdi për të reformuar politikën e azilit dhe nuk tregojnë solidaritet me njëri-tjetrin, është e vogël shpresa, që vendet në ballë të migrimit si Italia apo Greqia të ndryshojnë vetë diçka. Ajo që duhet është një politikë e qëndrueshme./ DW
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...