web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Efekti Luçifer, pse njerëzit e mirë, bëjnë shpesh akte të këqija

5 Tetor 2019, 07:54, Blog CNA

Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut të djathtë të Zotit. Si i tillë, ai duhej të ishte i përsosur, i bukur, i zgjuar, dhe i gjithanshëm. Dhe në fakt ishte vërtet i tillë. Gjirhsesi, ai u fiksua aq shumë pas bukurisë së vet, sa besonte se meritonte të njëjtën lavdi si edhe Zoti.

Si pasojë e arrogancës së tij, Zoti e dëboi nga Parajsa poshtë në tokë me një forcë të tillë që krijoi Ferrin. Tashmë në e dimë që Luçiferi ishte një person i mire, që u bë më pas i keq.

Pra, cili është ?Efekti Luçifer?? Ky efekt përshkruan kalimin transformues radikal, që pëson një person i mirë, duke u shndërruar në një njeri negativ. Shumica prej nesh, besojnë se nuk do të bënim kurrë ndonjë veprim të lig, në rast se nuk do të ndodheshin në rrethana ekstreme.

Për shembull, në zakonisht druhemi mos rrezikohet jeta jonë apo e fëmijëve tanë, se mos dështojmë në diçka, apo lëndojmë aksidentalisht dikë. Por ne nuk i kërkojmë qëllimisht këto viktima. Pasi kjo nuk është në natyrën tonë. Por ekspertë të caktuar, mendojnë se ne të gjithë jemi të aftë për të bërë keq. Mjafton të rikujtoni Luftën e Dytë Botërore, dhe mizoritë e tmerrshme të kryera nga qindra mijëra trupa naziste.

Psikologu Filip Zimbardo, u bë i famshëm me eksperimentin famëkeq të burgut në Universitetin e Stenfordit në vitin 1971. Në atë studim, Zimbardo rekrutoi studentë universitarë me një mendësi liberale, dhe i ndau ata në mënyrë rastësore në rolet e të burgosurve dhe gardianëve.

Për shkak të brutalitetit të këtyre të fundit ndaj të burgosurve, eksperimenti u mbyll brenda më pak se një jave. Pasi mblodhi të gjitha të dhënat nga ai studim, Zimbardo i kaloi 30 vitet e ardhshme duke studiuar grupin specifik të rrethanave që shkaktojnë ?Efektin Luçifer?. Në fund, ai zbuloi 4 faktorë kryesore, që i nxisin njerëzit e mirë të kryejnë akte të këqija.

Konformiteti i grupit

Kur identifikohemi me një grup të caktuar, ne kemi më shumë gjasa të ndryshojmë sjelljen tonë, për t?u konformuar me atë grup. Për më tepër, kemi më pak të ngjarë të flasim kundër anëtarëve të grupit tonë. Dhe kjo është e kuptueshme. Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë jashtë një grupi, apo të jetë më i çuditshmi. Të gjithë duam të jemi pjesë e ?grupit?.

Në të kundërt mund të biem pre e ngacmimeve. Brenda grupit tonë, ne ndihemi zakonisht të sigurtë. Solomon Esh, kreu pas Luftës së Dytë Botërore eksperimente mbi ndikimin që ka grupi tek individi. Ai synonte të vëzhgonte si reagonin individët, kur një grup paraqiste një informacion të pasaktë.

Rezultatet treguan se shumica, konformoheshin me grupin, edhe kur ai e kishte qartazi gabim. Kjo sugjeron gatishmërinë për të pranuar vendimin e grupit, edhe kur ai është i pasaktë. Esh hipotezoi se përkatësia në një grup, mund të na vendosë nën presion për të adoptuar edhe sjellje, me të cilat mund të mos biem dakord.

Bindja ndaj autoritetit

Stenli Milgram, donte të kuptonte pse kaq shumë njerëz të zakonshëm, mbështetën verbërisht regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kreu në vitet 1960 eksperimentin e famshëm mbi autoritetin. Një anëtar i ekipit studimor, ishte lidhur në një karrige elektrike, dhe një vullnetar tjetër ishte përgjegjës për goditjen e tij me impulse, nëse ai i përgjigjej gabimisht një pyetjeje.

Në gjysmën e eksperimentit, anëtari i ekipit mbi karriege, u ankua se kishte dhimbje në zemër. Studimi tregoi se prania e një figure autoritare në dhomë, bënte që shumica e pjesëmarrësve t?i jepnin personit të lidhur në karruige nivele goditjesh fatale.

A ka gjasa që nazistë të njohur si Adolf Ajhman, dhe miliona bashkëpunëtorë të tij në Holokaust, të kenë qenë thjesht duke ndjekur urdhrat? A mund t?i quajmë të gjithë ata bashkëpunëtorë? Eksperimenti i Milgram, tregoi se edhe njerëzit me qëllime më të mira, mund të kryejnë gjëra të tmerrshme.

Stereotipat

A ju kujtohet moment kur aktori irlandez Liam Nizën, deklaroi në një intervistë, se në një rast donte të rrihte burrat zezakë? Një miku i tij ishte sulmuar fizikisht nga një zezak, dhe reagimi i tij i menjëhershëm ishte të dilte në rrugë, me shpresën se do të gjente dhe të sulmonte çdo zezak që do të ndeshte.

Kjo ngjarje sugjeron që edhe njerëzit e arsyeshëm, mund të dalin befas nga binarët, duke pasur në kokë mendime të tmerrshme. Në studimin e tyre në vitin 1933, studiuesit Katz dhe Breli realizuan një eksperiment në stilin e një pyetësori për studentët e Universitetit të Prinstonit në SHBA. Studentët shfaqën stereotipe qartazi racore. Ata besonin se amerikanët e bardhë ishin punëtorë, ndërsa ishin dembelë, hebrenjtë ishin të zgjuar, dhe japonezët mendjemprehtë.

Mjedisi rrethues

Gjatë luftës në Irak, nisi të ketë raporte mediatike mbi mizoritë e kryera nga ushtarët amerikanë, në qendrën e paraburgimit Abu Graib të ushtrisë amerikane. Sjellje të tilla, përfshinin rrahjen dhe përdhunimin e të burgosurve burra dhe gra. Gjatë një hetimi mbi sjelljen e ushtarëve, Zimbardo mori të dhëna mbi mjedisin dhe kushtet ku jetonin ata.

Ata punonin në turne 12-orëshe, për 40 ditë rresht. Mjedisi i burgut ishte i neveritshëm, me jashtëqitjet njerëzore, gjakun dhe mykun që shihej gjithandej. Ushtarët ishin të detyruar të flinin në disa prej qelive të burgut, dhe të duronin sulmet e përditshme me mortaja nga rebëlët. Zimbardo arriti në përfundimin se kushtet e përkeqësuara, patën një efekt të rëndësishëm në shëndetin mendor të ushtarëve./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga