Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Hal Brands ?Bloomberg View?
Evropa ka qenë thuajse në qendër të çdo gare mes fuqive të mëdha të 500 viteve të fundit, qoftë si shtëpi e njërës ose dy protagonistëve, ose si teatër vendimtar i luftës. Sot jo më:Këtë e treguan luftërat botërore të shekullit të kaluar. Por kombet e Evropës, janë ende të afta të luajnë një rol jetik në garën përcaktuese të këtij shekulli:atë midis Kinës dhe Amerikës.
Ose mund të lejojnë, që kontinenti të reduktohet në një rajon të dobët dhe të përçarë, që mezi bën të ndihet ndikimi i tij në botë. Kina dëshiron të ndodhë kjo e fundit, dhe e ka një strategji për ta arritur atë. SHBA-ja duhet të preferojë një grup aktiv dhe të aftë aleatësh evropianë.
Por politikat e saj, kanë çuar shpesherë ujë në ?mullirin? e Pekinit. Qendra e gravitetit gjeopolitik në botë, ka anuar prej dekadash dhe në mënyrë të qëndrueshme drejt lindjes. Rajoni i Azi-Paqësorit, e tejkalon sot ndjeshëm pjesën e Evropës në PBB-në dhe shpenzimet ushtarake globale.
Dhe ndonëse rivaliteti midis Rusisë dhe Perëndimit është i rëndësishëm, lufta e trans-Paqësorit midis Kinës dhe Amerikës, është ajo që do të diktojë epokën aktuale. Evropa mund të jetë një fuqi jetike në këtë përballje, duke mbrojtur sistemin e drejtuar nga SHBA, nga i cili kontinenti
ka përfituar aq shumë.
Bashkimi Evropian, është ende ekonomia e dytë më e madhe në botë pas SHBA-së. Disa aleatë ? sidomos Franca dhe SHBA-ja, janë ende të aftë për të projektuar një fuqi globale. Dhe një Evropë relativisht e pasur, mund të përmirësojë në një mënyrë mbresëlënëse ushtritë e saj, gjithnjë nëse vendos që ta bëjë këtë.
Ndërkohë, vendet evropiane mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm diplomatik, veçanërisht përmes BE-së dhe NATO-s. Dhe ndoshta më e rëndësishmja:Evropa mbetet grupi më koherent i demokracive në botë, dhe është një aktore me peshë në rivalitetin midis një fuqie liberale dhe joliberale.
Evropa ka pasur kohët e fundit disa lëvizje, drejt një aktivizmi më të madh kundfër Kinës.
Në kundërpërgjigje ndaj agresionit kinez, SHBA-ja dhe Franca kanë patrulluar bashkë me anije luftarake në Detin e Kinës Jugore. Udhëheqja gjermane, është e shqetësuar më shumë me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, dhe përpjekjet e saj për të dominuar industritë e teknologjisë së lartë.
Kur presidenti kinez Xi Jinping, e vizitoi Francën në fillim të këtij viti, homologu i tij francez, Emanuel Makron, tha se koha e ?naivitetit evropian? mbi Kinën kishte mbaruar. Komisioni Evropian, dega ekzekutive e BE-së, ka filluar të marrë në konsideratë idenë se Kina është sikurse e përcakton një dokument strategjik, ?një konkurrente ekonomike në ndjekjen e përparimeve teknologjike, dhe një rivale sistemike, që promovon modele alternative të qeverisjes?.
Në këtë kuadër, po shihen me interes edhe propozimet për të forcuar kontrollin ndaj investimeve kineze, si dhe forcimin e telekomunikacionit, industrisë dhe inovacionit evropian kundër ndikimit kinez. Ngjashëm, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se ?Kina po afrohet më pranë nesh, dhe ka apeluar për një bashkëpunim të shtuar evropian me aleatët amerikanë në Azi-Paqësor?.
Ndikimi i veprimit evropian mbi Kinën, do të varet nga uniteti i kontinentit mbi këtë çështje. Dhe këtu ka disa shenja të këqija. Teksa disa nga fuqitë kryesore të Evropës – Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar – janë bërë më skeptike ndaj politikave të Kinës, shumë prej anëtarëve më të vegjël dhe më të varfër të kontinentit, veçanërisht në jug dhe juglindje, e shohin Pekinin si
një burim shumë të nevojshëm të tregtisë dhe kapitalit.
Për shembull në vitin 2017, grekët kishin më shumë të ngjarë ta cilësonin Kinën (53 për
qind) sesa SHBA-në (36 për qind), si partneren e dytë më të rëndësishme të vendit, pas Bashkimit Evropian. Rritja e anti-liberalizmit politik në vende si Hungaria dhe Polonia, ka shkaktuar të çara në unitetin demokratik të kontinentit.
Ndërkaq, BE është në prag të humbjes së njërës prej anëtareve të saj më të rëndësishme, teksa Britania po shkon drejt përmbylljes së Brexit. Evropa, ka potencialin të jetë një lojtare strategjike efektive, por mund të mos ketë kohezionin e duhur për ta bërë këtë gjë. Dhe ky është një lajm i mirë për Kinën.
Një Evropë kohezive, e prosperuar, demokratike nuk do të marrë kurresesi anën e Kinës në një përballje me SHBA-në, pasi në këtë mes do të jetë përplasja themelore, midis vlerave liberale dhe autoritarizmit të Pekinit. Kina shpreson për një Evropë të ndarë, të ndërvarur prej saj, e cila të mos jetë në gjendje, ose të mos dëshirojë t?i bashkohet me vendosmëri Uashingtonit, duke e braktisur kësisoj përkushtimin e saj ndaj liberalizmit.
Kina nuk mund ta zotërojë Evropën, por mund ta neutralizojë atë, duke e përçarë kontinentin, dhe duke bashkëvepruar me disa pjesë të tij. Kjo është pikërisht ajo që po bën Pekini. Pas sjelljeve të ngjashme në Azi, Kina po e përdor joshjen përmes tregtisë dhe investimeve, për të dekurajuar vendet evropiane të kritikojnë abuzimet e saj politike në shtëpi, ose politikat e saj jashtë shtetit.
Kina po i nxit shtetet më të vogla, më të varfëra dhe shpesh më pak-liberale të BE-së, që të dobësojnë unitetin evropian. Këtë pranverë, Pekini ia doli të bindë Italinë t?i bashkohet nismës së saj të Brezit dhe Rrugës. Aty ku rritet ndikimi ekonomik, do të forcohet më vonë edhe ndikimi politik dhe ai diplomatik.
Mjerisht, administrata e Donald Trampit, ka ndjekur një politikë tipike jo-konsistente ndaj kontinentit, duke i bërë thirrje Evropës të marrë një qasje të ashpër ndaj Kinës, madje edhe atëherë kur Uashingtoni ka një qasje të ashpër ndaj vetë Evropës. Tramp dhe këshilltarët e tij, e kanë mbështetur zëshëm Brexit-in, që do të dobësojë BE, dhe do të heqë prej andej një zë pro-amerikan.
Trump dhe diplomatët si Riçard Grenëll, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, kanë synuar fuqizimin e populistëve joliberalë në mbarë kontinentin. Administrata, ka krijuar lidhje më të ngushta diplomatike dhe ushtarake me Poloninë. Kjo lëvizje, ka kuptim në aspektin e frenimit
të ndikimit rus, por jo në aspektin e frenimit të gërryerjes së Evropës nga vlerat demokratike.
Presidenti amerikan e ka konsideruar për BE-në si një armike (edhe më të keqe se Kina), dhe i
ka përdorur tarifat, si një mjet shantazhi kundër ekonomive evropiane.
Sigurisht, administrata Trump ka provuar gjithashtu të mobilizojë Evropën kundër aksioneve gjeopolitike të Kinës. Ajo ka ushtruar presion ndaj shteteve evropiane, që të mos lidhin partneritete me kompanitë kineze, dhe ka bërë thirrje që NATO të luajë një rol më të madh në frenimin e ndikimit në rritje të Pekinit.
Por, shumë vende evropiane mbeten dyshuese për një afrim me Trampin kundër Kinës, pasi druhen se ai në fund do të arrijë një marrëveshje dypalëshe me Pekinin. Tramp ka arsyet e
veta për këtë qasje. Ai beson se SHBA-ja, mund të arrijë një marrëveshje më të mirë tregtare dypalëshe me Britaninë e Madhe pas-Brexitit.
Dhe me sa duket mendon se Amerika mund të maksimizojë ndikimin e saj me vendet e Evropës, përmes dobësimit të BE-së. Ai me siguri i simpatizon politikanët evropianë, që shprehen si ai kundër integrimit dhe globalizmit. Kjo strategji, mund ta ndihmojë të fitojë disa negociata me aleatët evropianë. Por nuk do ta ndihmojë SHBA-në, të fitojë ndeshjen me më shumë rreziqe përballë Pekinit./Përshtati CNA.al
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Nga Scott Ritter “American Conservative”Situata në Ukrainë, ...
Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është...
Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej...
Nga Laurie Garrett “Foreign Policy”* Një raport i ri i pavar...
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte ...
Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologji...
Nga Kyle Mizokami “National Interest”* NATO u themelua në vi...
Nga Don Murray “CBC News”* Presidenti francez Emanuel Makron...
Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody William...
Nga Bojan Stojkovski “Foreign Policy”Mosmarrëveshjet histori...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e k...
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...