Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Laurie Garrett ?Foreign Policy?
* Një raport i ri i pavarur, i hartuar me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, paralajmëron se ekziston një ?kërcënim shumë real? i një pandemie që mund të përfshijë planetin, duke vrarë deri në 80 milionë njerëz. Një patogjen vdekjeprurës, i përhapur nga ajri në të gjithë botën, thekson raporti, mund të shkatërrojë gati 5 për qind të ekonomisë globale.
Dhe ç?është më e keqja, ne nuk jemi gati. Analiza ogurzezë, u përpilua nga një panel i pavarur, Bordi Global i Monitorimit të Gatishmërisë (GPMB ). ?Gatishmëria pengohet nga mungesa e vullnetit të vazhdueshëm politik në të gjitha nivelet. Ndonëse udhëheqësit kombëtarë, reagojnë ndaj krizave shëndetësore, kur frika dhe paniku është shumë i madh, shumica e vendeve nuk i kushtojnë energji dhe burime të vazhdueshme të nevojshme luftës kundër përhapjes së një epidemie në një nivel katastrofik?.
Në majin e vitit 1989, nobelisti Xhoshua Lederberg, mblodhi kolegët e tij nobelistë dhe disa shkencëtarë të njohur për një takim 3-ditor në Uashington, për të diskutuar mbi një hipotezë të guximshme të asaj kohe se viruset, larg nga të qenit të zhdukura nga mjekësia moderne, po shtoheshin në fakt në të gjithë botën, tek kafshët dhe njerëzit, shpesh në forma që nuk janë parë më parë.
Dhe përhapja e tyre me anë të ajrit, do të thoshte gjithnjë e më shumë se një shpërthim epidemik që mund të përhapet në qytete të mëdha, dhe madje anëmbanë botës. Në atë kohë, vëmendjen kryesore e kishte epidemia e shpërthyer e HIV/AIDS:Nëse virusi i pashërueshëm mund të marrë miliona jetë, cilat janë kërcënimet e tjera?
Në vitin 1994 unë botova librin tim ?Murtaja që po vjen:Sëmundjet e reja, në një botë jashtë ekuilibrit?, ku argumentoj se degradimi i mjedisit global, i shoqëruar me sjelljet që përhapin mikrobet midis njerëzve dhe nga kafshët tek njerëzit, garantonte një rritje globale të epidemive, dhe madje edhe një pandemi të madhe.
Çfarë ka ndryshuar që atëhere? Një numër i madh virusesh të panjohura më parë, si ai që shkaktoi epideminë e vitit 2003 të sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve dhe kafshëve në mbarë botën. Në vetëm shtatë vjet, (2011-2018), OBSH u përball me 1.483 epidemi .
Dhe kostot e kontrollit, së bashku me ndikimin e përgjithshëm ekonomik të sëmundjeve, janë shtuar po sipas një studimi të GPMB të porositur nga Banka Botërore. Epidemia e SARS në vitin 2003, i shkaktoi ekonomisë globale një dëm prej rreth 40 miliardësh dollarë, epidemia e gripit të derrit në vitin 2009 një kosto prej 50 miliardë dollarë, dhe epidemia e Ebolës në vitet 2014-2016, kushtoi gati 53 miliardë dollarë.
Një pandemi e gripit, e ngjashme me gripin e vitit 1918, do t?i kushtonte sot ekonomisë botërore 3 trilionë dollarë, ose deri në 4.8 përqind të PBB. Ekonomikisht, kombet e pasura janë dëshmuar më elastike ndaj epidemive më të fundit. GPMB parashikon që vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, ta kalojnë një epidemi shkatërruese me një humbje më pak se 0.5 përqind të PBB-së.
Por kombet më të varfra – nga India, Rusia deri në vendet e Afrikës Qendrore – mund të humbin deri në 2 përqind të PBB-së së tyre nga e njëjta pandemi hipotetike. Epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore, i kushtoi direkt vendeve të goditura më rëndë:Liberisë, Sierra Leones dhe Guinesë:plot 2.8 miliardë dollarë.
Dhe rreziqet janë në rritje. Ndryshimi i klimës, favorizon më shumë shpërthimet e epidemive, pasi rritja e nxehtësisë dhe lagështirës shton popullatat e mushkonjave që mbartin sëmundje, lejojnë që sipërfaqet e ujit të përmbyten nga algat toksike, dhe mbushjen e fushave bujqësore me kërpudha vdekjeprurëse.
Për shembull shqyrtoni pak ngjarjet e 2 javëve të para të këtij muaji. Një shpërthim misterioz në një kompleks laboratorik të epokës sovjetike pranë Novosibirsk në Rusi, ngjalli shqetësime në lidhje me sigurinë e lisë së dhenve dhe qindra viruseve të tjera, të mbyllura në frigoriferët e atij laboratori.
Shumë prej objekteve të ngjashme, kanë pasur rrjedhje virusesh dhe shkelje të masave tës sigurisë. Sipas Organizatës së Shëndetit Pan Amerikan, më shumë se 2.384.029 njerëz në Amerikën Latine dhe Karaibe janë prekur nga infeksionet e virusit të lisë së dhenve vetëm javën e kaluar.
GPMB thotë se epidemia aktuale e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ilustron të gjithë problematikën që ekziston në lidhje me gatishmërinë që duhet të jetë ndaj kësaj epidemie. Reagimi ndaj Ebolës ka dështuar, pasi sistemi shëndetësor i vendit është i rrënuar, dhe sepse epidemia ka ndodhur në një zonë ku ka ende konflikte lokale.
Perspektivat për përhapjen përmes ajrit të mikrobeve edhe më vdekjeprurëse, janë rritur që nga mbledhja e shkencëtarëve në Uashington në vitin 1989. Edhe sepse teknologjia për të ndryshuar gjenet virale dhe bakteriale, është sot më shpejtë, më e lehtë, më e lirë dhe më e saktë.
Pavarësisht nëse një virus vrasës i prodhuar nga njeri përhapet aksidentalisht ose qëllimisht nga njerëz keqdashës, asnjë komb nuk ka strukturën dhe teknologjinë për të ndalur një shpërthim epidemik kur mikrobet ?arratisën? nga laboratorët e tyre.
Pandemia e gripit të vitit 1918, vrau rreth 50-100 milionë njerëz. Murtaja e shekullit XIV, zhduku 60 për qind të popullsisë evropiane:gati 50 milionë njerëz. Ne kemi dështuar deri tani të ndalojmë HIV-in, i cili që nga shfaqja e tij në skenën globale në vitin 1981, ka prekur 75 milionë njerëz, duke vrarë rreth 32 milionë prej tyre.
Ne e dimë se do të ketë një epidemi tjetër të tmerrshme, Mbase jo aq e madhe sa gripi i 1918-ës, apo Murtaja e mesjetës, por sidoqoftë sërish e tmerrshme. Ndaj duhet bërë shumë më tepër sesa raportet e eksperteve, për të mobilizuar përpjekje serioze të pëbashkëta për të parandaluar katastrofën./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte ...
Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologji...
Nga Kyle Mizokami “National Interest”* NATO u themelua në vi...
Nga Don Murray “CBC News”* Presidenti francez Emanuel Makron...
Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody William...
Nga Bojan Stojkovski “Foreign Policy”Mosmarrëveshjet histori...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e k...
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare,...
Protestat po trondisin prej disa muajsh Hong Kongun. Nga 31 ...
Nga Yavuz Baydar “Middle East Online”* Çdo ditë që kalon, du...
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për...
Nga Kelly Oakes “BBC”* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët...
Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast p...
Nga Ciaran Mcgrath “Express.co.uk”* Euroskeptikët më të njoh...
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...