Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu ?CNN?
* Kudo që ndodheni në planet, bëhuni gati për lëkundjet e një ?tërmeti? politik amerikan. Teksa po përballet me fajësimin në shtëpi, Donald Tramp do të kërkojë ndihmë përtej kufijve. Dhe bota do të tentojë të shfrytëzojë për interesat e saj, një president amerikan të çoroditur.
Nga sot prisni gjeste edhe më impulsive nga komandanti ynë i përgjithshëm. Për shembull, takime me diktatorë si Kim Jong Un i Koresë së Veriut, ashpërsimin e retorikës së tij në shtëpi. As kundërshtarët në fushën e tregtisë si Kina, nuk do të qëndrojnë duarkryq. Ata do të kërkojnë lëshime për të zhbllokuar ?marrëveshjet?, që Trump mund të mburret se i arriti.
Një Shtëpi e Bardhë kaotike, mund të heqë vëmendjen nga pikat e nxehta si Deti i Kinës së Jugut. Ose mund të tundohet të ndërmarrë aventura ushtarake jashtë vendit, ndoshta kundër Iranin. Kongresi Amerikan, nuk njihet për ndonjë produktivitet të madh as në kohërat më të mira. Dhe kur ?impeachment? të helmojë marrëdhëniet në Capitol Hill, ai do të futet në ngërç.
Ky është një lajm i keq për Meksikën, Kanadanë dhe Japoninë, të cilët kanë nevojë për rafitikimin e marrëveshjes tregtare mes tyre dhe SHBA-së. Ky është veçanërisht një lajm i keq edhe për Britaninë pas Brexit, ?vezët? ekonomike të së cilës, gjenden në ?shportën? e Trampit. Amerika në luftë me vetveten, është një lajm i mirë për armiqtë e saj.
Ju do të dëgjoni udhëheqësit e huaj të këmbëngulin publikisht, që politika e brendshme e SHBA-së nuk është një punë e tyre. Por privatisht ata po planifikojnë se si të mbijetojnë, dhe madje edhe si të zhvillohen, pas zallamahisë.
Pas debateve mbi një telefonatë të mëhershme në muajin korrik, Tramp u takua të mërkurën me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Nju Jork. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ish-komediani ukrainas tha në mbledhjen e liderëve globalë atë që Tramp dëshironte më shumë.
?Askush nuk më detyroi të bëja ndonjë gjë?- thksoi ai. Tramp, i prirur të thotë që nuk e kishte detyruar Kievin të hetonte Xho Bajdenin, u hodh shpejt në kundërsulm. ?Nuk pati asnjë presion. Ju e dini që nuk kishte presion. Unë e vlerësoj përgjigjen e presidentit ukrainas?- u tha ai gazetarëve.
Gjatë takimi me Trump, presidenti ukrainas nuk e fshehu dot tronditjen, kur presidenti amerikan i sugjeroi që të bashkëpunonte më shumë me Vladimir Putinin, që pushtoi Ukrainën dhe aneksoi një pjesë të territrit të saj 5 vjet më parë. Republika e kërcënuar ish-sovjetike, është e dëshpëruar për ndihmën e SHBA-së.
Por shpresat e saj për ndihmën perëndimore për një të ardhme më të mirë, diktohen shpesh nga marrëdhëniet e pas Luftës së Ftohtë. Tramp dyshohet tashmë se ka pezulluar përkohësisht 400 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, teksa kërkoi paraprakisht një favor politik.
Kjo shumë, është si një pikë në oqean për Amerikën dhe presidentin-miliarder, që kërkoi 639 miliardë dollarë shpenzime në fushën e mbrojtjes vetëm për vitin 2018. Por për Ukrainën, ai fond ishte një rrugë shpëtimi për t?iu kundërvënë agresionin rus. Nuk është çudi që Zelensky e trajtoi me aq butësi telefonatën famëkeqe të 25 korrikut, të cilën një demokrat e quajti një ?kërcënim klasik të një mafiozi?.
Trump thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje. Por edhe nëse do të ishte kështu, kërkesa e tij për një hetim mbi Xhon Bajdenin, duhet të ketë qenë një moment i sikletshëm për presidentin rishtar, i cili kandidoi në zgjedhje me një platformë antikorrupsion, dhe përvoja e vetme e të cilit ishte luajtja e rolit të presidentit në një shfaqje televizive.
Kur u takuan para gazetarëve këtu në Nju Jork, Tramp e trajtoi Zelenskin si një dëshmitar të thirrur nga pala mbrojtëse, për të siguruar publikun se ishte e qartë që ai nuk ishte ushtruar ndonjë presion për hetimin e Bajdenit. Ai gjithashtu nuk mund të rrinte dot pa thënë, se aneksimi i Krimesë nga Rusia, ishte pasojë e mungesës së vigjilencës nga ana e Barak Obamës. Kontrasti midis shqetësimeve personale të Tramp, dhe ankthit ekzistencial të presidentit të Ukrainës, ishte i fortë. Nuk është një shaka që Zelenski dhe krerët e shteteve të tjera të kërkojnë mbështetje gjeopolitike tek Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ajo që zbulohet në transkriptimin e telefonatës së Tramp, ishte kërkesa e tij që Kievi ?të zbulojë se çfarë ndodhi? me një kompani të quajtur Crowdstrike dhe ?serverin?.
Se çfarë ka dashur të thotë Tramp këtu, nuk është e qartë. Por referencat për një server të humbur, janë të zakonshme në mesin e disa teoricienëve të komplotit politik në SHBA. Duhet të dini se ?Crowdstrike?, është një kompani amerikane e sigurisë kibernetike, që është punësuar si nga demokratët ashtu edhe republikanët.
Në vitin 2016, ajo u punësua nga Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC), për të hetuar një sulm kibernetik në serverët e saj. ?CrowdStrike?, arriti në përfundimin se sulmin e kishte kryer Rusia, gjë që u konfirmua më vonë nga prokurori special i SHBA-së, Robert Myler.
Tramp e ka hedhur poshtë idenë se përgjegjëse për sulmin ishte Moska. Prandaj pyeti pse DNC punësoi ?Crowdstrike? për të hetuar, në vend se t?ia jepte direkt serverët e saj FBI-së. Asnjë server i veçantë DNC, nuk është identifikuar publikisht si i zhdukur, si veçanërisht i dyshimtë, apo që ndodhet në Ukrainë./ Përshtatur nga CNA.al
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Nga Scott Ritter “American Conservative”Situata në Ukrainë, ...
Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është...
Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej...
Nga Laurie Garrett “Foreign Policy”* Një raport i ri i pavar...
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte ...
Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologji...
Nga Kyle Mizokami “National Interest”* NATO u themelua në vi...
Nga Don Murray “CBC News”* Presidenti francez Emanuel Makron...
Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody William...
Nga Bojan Stojkovski “Foreign Policy”Mosmarrëveshjet histori...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e k...
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare,...
Protestat po trondisin prej disa muajsh Hong Kongun. Nga 31 ...
Nga Yavuz Baydar “Middle East Online”* Çdo ditë që kalon, du...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...