E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i bën mirë trupin tonë, dhe zvogëlon me gati 30 për qind vdekshmërinë nga thuajse të gjitha shkaqet. Gjithsesi, nga ana tjetër një aktivitet fizik i tepruar, mund të vuajë jo vetëm trupi por edhe mendja jonë.
Një studim francez i botuar së fundmi në revistën ?Current Biology?, tregon se në rastin e një aktiviteti fizik shumë intensiv dhe të zgjatur në kohë, siç është ai i një sporti tejet konkurrues, truri fillon të reagojë negativisht, përsa i përket aktivitetit të zvogëluar të disa qarqeve nervore.
Me fjalë të tjera, truri lodhet, dhe ka një performancë konjitive të zvogëluar. Rezultati është frut i një hulumtimi të koordinuar nga Grupi Spitalor Pitié-Salpêtrière në Paris, së bashku me Universitetin e Sorbonës dhe institucione të tjera. Ideja e studimit të shenjave të lodhjes fizike në tru, erdhi nga ekspertët e Institutit Kombëtar të Sportit, Ekspertizës dhe Performancës (INSEP), njëra nga qendrat ku sportistët francezë përgatiten për Lojërat Olimpike.
Disa sportistë, raportuan ?sindromën e stërvitjes së tepruar?, duke shfaqur ndjesinë e lodhjes së jashtëzakonshme, që sillte edhe rënien e performancës së tyre sportive. Studiuesit ngritën pyetjen, nëse ky problem mund të vijë pjesërisht nga një lodhje cerebrale, e dukshme nga vëzhgimi i imtësishëm i aktivitetit të neuroneve.
Për të kërkuar gjurmë të lodhjes në tru, autorët morën tek atletët imazhe të rezonancës magnetike (fMRI), dhe teste të sjelljes tek atletet që ishin stërvitur shumë. Ata përfshinë në studim 37 atletë në një nivel konkurrues, me një moshë mesatare 35-vjeçare. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, ku secili do të rriste me 40 për qind kohëzgjatjen e stërvitjes për çdo seancë, gjatë një periudhe 3-javore.
Gjatë gjithë kësaj kohe, shkencëtarët vlerësuan nivelin e performancës fizike dhe njohëse të pjesëmarrësve, kombinuar me ekzaminimet e FMRI. Në përgjithësi, atletët të cilëve u ishte kërkuar të bënin më shumë stërvitje, treguan shenja më të mëdha lodhjeje, përfshirë ato njohëse.
Në veçanti, gjatë një testi për të vlerësuar se si ata do të bënin zgjedhje ekonomike, atletët e treguan veten më impulsivë, duke preferuar shpërblime më të vogla por të menjëhershme ekonomike, në krahasim me shpërblime më të larta, që do të vinin më vonë.
Më pas rezonanca, zbuloi se aktivizimi i korteksit paraballot në pjesën anësore të trurit, ishte zvogëluar në krahasim me atletët që kishin bërë më pak stërvitje. Ky rajon i trurit, luan një rol thelbësor në aftësinë për të kontrolluar impulset, mendimet dhe veprimet, në mënyrë që të arrijmë qëllime të përcaktuara, por edhe tek përqendrimi dhe aftësitë e tjera njohëse-emocionale.
Por, studimi sugjeron një lidhje midis sforcimit fizik dhe atij mendor. Arsyet e kësaj lidhje, shpjegohen me faktin që si sforcimi fizik ashtu edhe ai mendor, kërkojnë një kontroll njohës.
Për shembull kur merreni me sport, ky lloj kontrolli shërben për të ruajtur performancën fizike, me synim arritjen e objektivave.
Sipas autorëve një aspekt tjetër interesant, është fakti që zgjedhjet tona, madje edhe ato financiare, ndryshojnë sipas nivelit të lodhjes së trurit. Ky rezultat sugjeron rëndësinë e kontrollit të nivelit të lodhjes, në situatat kur duhen marrë vendime të rëndësishme, në fushën ekonomike, gjyqësore, politike, mjekësore etj./ CNA.al
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Nga Scott Ritter “American Conservative”Situata në Ukrainë, ...
Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është...
Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej...
Nga Laurie Garrett “Foreign Policy”* Një raport i ri i pavar...
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte ...
Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologji...
Nga Kyle Mizokami “National Interest”* NATO u themelua në vi...
Nga Don Murray “CBC News”* Presidenti francez Emanuel Makron...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...