web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përshkallëzohet situata në Hong Kong/ Banorët i druhen një “Tiennanmen”-i të dytë

3 Tetor 2019, 08:59, Blog CNA

Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang ?The Washington Post?

* Hong Kong – Në mesin e të ftuarve nga Hong Kongu në paradën e madhe ushtarake në Pekin, që kremtoi Ditën Kombëtare të Kinës, ishin politikanët pro-Kinës. Por mes tyre spikati fytyra e një njeriu pa flokë, që është bërë i njohur në të dyja anët e kufirit:rreshteri i policisë së Hong Kongut, Lau Çak-Kei.

Lau përçmohet nga shumë njerëz në Hong Kong, pasi kërcënoi me një armë të mbushur protestuesit jashtë një stacioni policor më 30 korrik, në fillim të valës së protestave. Ai mori më pas disa telefonata të çuditshme në shtëpinë e tij, teksa fotoja e tij e modifikuar u stampua kudo nëpër qytet.

Në Pekin ai u prit me të gjitha nderimet, dhe u ftua të flasë në disa emisione televizive. Ndërkohë për shumë protestues në Hong Kong, paralajmërimet e Kinës për ndërhyrjen ushtarake ngjajnë jo reale, sikurse është edhe frika e një goditje tjetër në stilin e Tiananmenit.

Kjo pasi shtypësit janë tashmë në terren. Dhe ata janë Forca Policore e Hong Kongut. Situata ka të ngjarë të përkeqësohet, qëkur oficerët e policisë hapën zjarr kundër protestuesve të martën. Protestat shpërthyen të mërkurën në disa zona të qytetit.

Gjatë natës, demonstruesit u mblodhën në të paktën 3 zona të qytetit, duke kërkuar shpërndarjen e policisë. Në Tseun Uan, ku policia qëlloi me armë zjarri një të ri, ajo përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve që pushtuan rrugët, si dhe hodhi bomba me benzinë.

Disa analistë paralajmërojnë tani, që ky mund të jetë fillimi i viteve të gjata të trazirave. Ata shqetësohen se situata mund të përkeqësohet, në një situatë të krahasueshme me vende si Irlanda e Veriut, ku pati një ndarje të plotë midis policisë dhe qytetarëve, dhe një përdorim në rritje të metodave radikale nga protestuesit.

Veprimet e policisë muajt e fundit, e kanë ?dëmtuar shumë pozitën e saj në shoqërinë e Hong Kongut, ato janë njëherazi tërësisht joefikase, në synimin për të frenuar protestat?, thotë Majk Çinoj, ekspert mbi Hong Kongun në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Ai thekson se mungesa e udhëheqjes politike, si dhe sinjalet e përziera më herët nga dhuna  policore, nënkupton se policisë i është kërkuar të zgjidhë në rrugë, atë që është në thelb një problem politik. Ndërsa Lau po shijonte paradën ushtarake në Pekin, Hong Kongu po zhytej në një nivel të ri kaosi.

Pavarësisht kërcënimeve për arrestim, protestuesit, u tubuan me mijëra në të gjithë qytetin. Ata kundërshtojnë idenë se qyteti i tyre gjysmë-autonom është i ngjashëm me Kinën kontinentale, refuzojnë kontrollin e Pekinit, dhe kërkojnë zgjedhje direkte të drejtuesve të qytetit.

Protestat shpërthyen në qershor, për shkak të një projekt-ligji, që do të lejonte ekstradimet në Kinë. Por ato u pëshkallëzuan në një kritikë gjithëpërfshirës mbi sistemin politik të Hong Kongut, ku udhëheqësit akuzohen se janë shumë të ndërvarur nga Pekini.

Demonstruesit po ushtrojnë presion për plotësimin e 5 kërkesave, përfshirë një hetim të pavarur të policisë. Por qeveria ka plotësuar vetëm kërkesën e parë, tërheqjen e plotë të projekt-ligjit të ekstradimeve. Një përshkallëzim i ri ndodhi, kur një polic qëlloi në gjoks me armë një 18-vjeçar.

Pasi dëgjoi për të shtënat, aktivisti i shquar i Hong Kongut, Xhoshua Uong u shpreh në një postim në rrjetet sociale:?Leksioni i vërtetë që mësoi Pekini 30 vjet më pare, është se mund t?i kërkohet dikujt tjetër që të marrë përsipër rolin e kasapit?, një referencë kjo e qartë për përdorimin e trupave të ushtrisë kineze, për shtypjen e protestës pro-demokracisë të studentëve në Sheshin Tiananmen në pranverën e vitit 1989.

Policia e Hong Kongut, u hodh shpejt në mbrojtje të oficerit që qëlloi mbi protetuesin. Ajo tha se oficeri reagoi në kushtet e vetëmbrojtjes. Por plaga me armë në gjoksin e protestuesit, ka tronditur dhe shqetësuar shumë njerëz, mbi të ardhmen e qytetit të tyre. Aq më tepër kur të shtënat nga policia kanë qenë të rralla, dhe ku policia është respektuar dhe nderuar ndër dekada.

Por situata tashmë ka ndryshuar.

Një sondazh i kohëve të fundit, tregon se përqindja e njerëzve që nuk kanë asnjë besim tek policia e Hong Kongut, është rritur nga 6.5 në fillim të qershorit të këtij viti, menjëherë para fillimit të protestave, në 48.3 për qind në fillim të muajit shtator./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga