Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëtarët për dekada të tëra. Por më në fund, ne po fillojmë të marrim disa përgjigje. Një nga teoritë më të vjetra të plakjes, është teoria e grumbullimit të dëmit, e propozuar nga August Vajzman në vitin 1882. Qelizat dhe organizmat janë sisteme komplekse me shumë përbërës, të ndërlidhura në mënyrë elegante me tyre.
Por këto sisteme komplekse janë të brishta, dhe dëmtohen për shkak të akumulimit gradual të dëmeve në triliona qeliza në trupin tonë. Ndërsa dëmet shtohen, trupi nuk mundet dot të ripërtërijë plotësisht veten, duke sjellë për pasojë plakjen dhe sëmundjet e pleqërisë.
Një variant i teorisë së akumulimit të dëmit, e quajtur teoria e radikaleve të lira, u prezantua për herë të parë nga Rebeka Gershman dhe Daniel Xhillbert në vitin 1954, dhe u zhvillua më tej nga kimisti amerikan Denham Harman në vitin 1956. Radikalet e lira, janë nënprodukte natyrale të frymëmarrjes dhe metabolizmit.
Ato krijohen me kalimin e kohës në trupin tonë. Harman pretendon se për shkak të dëmtimit të qelizave dhe shtimit paralel të numrit të radikalevet të lira me avancimin e moshës, me gjasë janë radikalet e lira ato që e shkaktojnë dëmin tek qelizat. Radikalet e lira, tek të cilat u përqëndrua Harman quhen ?specie reaktive oksigjeni? (ROS).
Ato krijohen nga mitokondria qelizore, pasi i kthen lëndët ushqyese në energji për funksionimin e qelizës. Shkencëtarët zbuluan se ROS, mund të sulmojë dhe të kundërveprojë me ADN, proteinat dhe lipidet (yndyrna), duke ndryshuar vetitë dhe funksionin e tyre.
Në disa eksperimente, është vërtetuar se shtrimi i prodhimit të ROS tek krimbat dhe mizat e frutave, shkurtonte jetën e tyre. Teoria e Harmanit, e dominoi shkencën në fushës së plakjes në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000. Por më pas, disa studime nisën që ta kundërshtonin atë. Kur specie si salamandrat dhe minjtë, kishin gjene antioksidante të heshtura (antioksidantët janë substanca që shkatërrojnë radikalet e lira), kjo nuk kishte asnjë ndikim në jetëgjatësinë e saj.
Për të shpjeguar këtë zbulim kontradiktor, shkencëtarët propozuan që ROS vepron si një sinjal ndaj mekanizmave të tjerë mbrojtës. Ose vendndodhja e ndryshme e ROS brenda qelizës, mund të çojë në rezultate të ndryshme.
Ndërkohë vetë gjenet kontrollojnë ndër të tjera, prodhimin e proteinave dhe karakteristikat tona fizike, atë që njihet si fenotip. Dhe ato mund të ndryshojnë përmes mutacionit. Secili nga ne mbart shumë mutacione në shumë gjene. Shumica e tyre nuk ndikojnë tek ne, por disa kanë efekte negative dhe të tjerat pozitive.
Evolucioni nga përzgjedhja natyrore, sugjeron që nëse një gjen (ose një mutacion gjenetik), i siguron një avantazh mbijetesës së organizmit, ai ka më shumë shanse të kalojë në gjeneratën e ardhshme. Por nëse një mutacion gjenetik është i keq, ka gjasa që të eliminohet gjatë rrjedhës së evolucionit.
Shumë sëmundje, e kanë një bazë gjenetike. Kjo do të thotë se ato janë shkaktuar nga mutacionet gjenetike. Nëse ky është rasti, atëherë pse këto mutacione ekzistojnë ende, dhe nuk eliminohen nga seleksionimi natyror? Në vitin 1957, biologu evolucionist amerikan Xhorxh Uilliams propozoi një zgjidhje.
Sipas hipotezës së tij antagoniste të pleiotropisë, një mutacion gjenetik, mund të sjellë tipare të mira dhe të këqija. Por nëse të mirat i tejkalojnë ato të keqija, mutacioni nuk eliminohet. Për shembull, mutacionet që shkaktojnë sëmundjen e Hantingtonit, përmirësojnë pjellorinë dhe ulin rrezikun e kancerit.
Këto mutacione janë të dobishme në fillim të jetës së një njeriu. Ato kontribuojnë në lindjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Ndërsa bëhen të dëmshme vetëm në jetën e mëvonshme. Por a mund ta shpjegojë plakjen teoria e Uilliams? Po sikur gjenet, dhe proteinat e prodhuara nga këto gjene, që janë të dobishme kur jemi të rinj, të bëhen më vonë shkaku kryesor i plakjes? Dhe nëse është kështu, çfarë mund të jenë këto proteina?
Mikail Blagoskloni, profesor i onkologjisë në Nju Jork, propozoi rreth vitit 2006 një teori për këtë pyetje. Ai sugjeroi se shkaku i plakjes janë proteinat (dhe gjenet përgjegjëse për prodhimin e tyre). Disa nga këto proteina janë enzima, që ndihmojnë ndodhjen e reaksioneve kimike në trupin tonë. Midis tyre, është një enzimë e quajtur TOR.
Kur enzima TOR është aktive, ajo udhëzon rritjen e qelizave. Ne kemi nevojë për këtë në fillim të jetës, për zhvillimin tonë dhe pjekurinë seksuale. Por TOR nuk është i nevojshëm në nivele të tilla në jetën e mëvonshme. Në fakt, hiperfunksionimi (mbivendosja) e TOR, është i lidhur me shumë sëmundje, përfshirë tumoret.
Është dëshmuar tashmë se hiperfunksionimi i TOR, intensifikon rritjen e qelizave, por në të njëjtën kohë zvogëlon mekanizmat mbrojtës, përfshirë antioksidantët. Kjo do të thotë që dëmi shkaktohet tashmë nga hiperfunksionimi i disa gjeneve. Ky nuk është shkaku rrënjësor i plakjes, por rezultat i tij./ Përshtatur nga CNA.al
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...