E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lëshimin e satelitit të parë artificial në orbitën e Tokës. Sfera e vogël, që transmetoi një sinjal radiofonik, shkaktoi panik tek disa amerikanë, që e ngatërruan atë për një bombë bërthamore. ?Sputnik 1?, shkaktoi nisjen e asaj që shumë që shpejt u bë e njohur si Gara Hapësinore. Por ajo ngjarje, ka disa prapaskena interesante, që ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Hrushovi donte vetëm një raketë të aftë të godiste SHBA-në
Kur Nikita Hrushovi u bë udhëheqës i BRSS në vitin 1953, Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. Moska ndihej shumë e rrezikuar nga Perëndimi. Nëse do të shpërthente lufta, avionët amerikanë që do të niseshin nga bazat e tyre në Evropën Perëndimore, mund të mbërrinin brenda disa orësh me bombat e tyre bërthamore në bord mbi Leningrad dhe Moskë.
Ndaj Hrushovi mendonte se vendi kishte nevojë për një raketë, që mund ta godiste SHBA-në
në më pak se 1 orë pas lëshimit të saj. Kësisoj në vitin 1954, prioritet iu dha ndërtimit të raketës së parë balistike ndërkontinentale në botë. Ajo do të quhej R-7, dhe duhej të ishte në gjendje të transportonte një bombë 3-tonëshe, në një objektiv që ndodhej mbi 6.400 kilometra larg.
Por inxhinieri Sergei Korolev dëshironte të shkonte në hapësirë
Si shumë shkencëtarë të kohës, edhe Sergei Korolev, inxhinieri përgjegjës për programin raketor, ëndërronte eksplorimin e hapësirës. Ai e kuptoi se R-7, do të ishte aq e fuqishme sa të dërgonte satelitët në orbitë. Në vitin 1956, projektuesi Mikail Tikhonravov parashtroi ndërtimin e një sateliti që mund të lëshohej nga R-7, dhe brenda atij viti Korolev mori lejen për të ecur përpara me projektin.
Provat e para dështuan
Lëshimi i parë i R-7 u krye më 15 maj 1957. Por raketa u rrëzua pasi udhëtoi vetëm 400 kilometra. Fluturimi tjetër, një muaj më vonë, zgjati vetëm 33 sekonda. Inxhinierët sovjetikë kryen disa ndryshime, dhe më 21 gusht 1957, fluturimi ishte më në fund i suksesshëm. Raketa udhëtoi mbi 6.000 kilometra, dhe u rrëzua në pikën e paracaktuar.
Një fluturim i dytë i suksesshëm ndodhi më 7 shtator. Por kishte ndërkohë një problem ende të madh, që duhej zgjidhur. Kur udhëtonte mbi atmosferën e Tokës, koka e raketës duhej të duronte temperatura jashtëzakonisht të larta të krijuara nga fërkimi me ajrin. Në të dyja fluturimet e provës, modeli i mburojës ndaj nxehtësisë dështoi. Do të kalonin disa muaj, para se të ishte gati një model i ri i saj.
Pritja e gjatë dhe lënia në harresë e Korolev
Sot, thuajse gjithçka në orbitë përreth Tokës gjurmohet dhe monitorohet, madje deri edhe copëzat më të vogla të mbtejeve hapësinore. Por në vitin 1957, Bashkimit Sovjetik mund të gjurmonte vetëm në pjesën e kufirit të tij lindor në brigjet e Oqeanit Paqësor. Prandaj, Korolev dhe kolegët e tij pritën në ankth për më shumë se një orë, para se të merrnin sinjalin nga Sputnik në orbitë.
Vetëm atëherë, ata mësuan se lëshimi kishte qenë i suksesshëm, dhe ia përcollën lajmin Kremlinit. Po të ishte amerikan, Korolev do të kishte fituar një famë botërore. Në vend të kësaj, ai mbeti anonim. Sovjetikët e quajtën atë ?Dizenjatori Kryesor?. Emri i tij i vërtetë nuk u zbulua deri pas vdekjes së tij. Dhe historia e plotë e raketës R-7 dhe satelitit Sputnik, nuk u bë e njohur në Perëndim deri pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
SHBA-ja e nisi e para projektin e satelitëve, por hezitoi mos shkaktonte një luftë
Kur Sputnik 1 nisi të flurutonte rregullisht mbi Amerikën e Veriut, shumë njerëz në SHBA u tmerruan. Ata e panë këtë akt si një pushtim të hapësirës së tyre. Sidoqoftë, disa njerëz në CIA po fërkonin duart nga kënaqësia. Agjensia e inteligjencës, kishte ndërtuar tashmë avionin spiun U-2, që kreu fluturimin e parë në vitin 1955.
Duke fluturuar në një lartësi jashtëzakonisht të madhe, kamerat e këtij avioni mund të merrnin shumë informacione me vlerë. Por CIA e dinte se vetëm çështje kohe, përpara se rusët të ndërtonin një avion ose raketë që mund të kapte U-2. Prandaj CIA ktheu kokën nga satelitët.
Projekti në fjalë nisi që në vitin 1955. Por me këtë ide, kishte dy probleme.
E para ishte si të rrikthehej në tokë një anije kozmike pa u shkatërruar, për të marrë prej andej të gjitha të dhënat e mbledhura. Problemi i dytë, ishte i natyrës ligjore. A mund të quhej pushtim i hapësinës ajrore, kur sateliti i një vendi kalon mbi një vend tjetër? Ekzistonte një mundësi reale, që një satelit amerikan mbi Rusi mund të shkaktonte një incident ndërkombëtar, apo madje të çonte në luftë. ?Sputnik 1? e zgjidhi në mënyrë mjeshtërore këtë problem./ Përshtatur nga CNA.al
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...