Connect with Us

Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

Politikë

Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

Publikuar

-

Në intervistën e dhënë për CNA.al Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD analizon situatën brenda PD, aleatët e opozitës, Lulzim Bashën dhe djegien e mandateve.

Çfarë i mungon Bashës dhe PD tani?

Bashës i mungon e ardhmja. PD-së i mungon mungesa e ktij.

A e ka bërë ciklin forca politike e Dhjetorit 90? A mendoini se mund të ringrihet?

Ideja e ciklit të mbyllur të PD-së është ushqyer nga “koalicioni i qelbësirave”. Po si nuk u mbyll cikli për PKSH megjithëse ra regjimi (u mbyll cikli i komunizmit) por po mbyllet për PD-në që hapi ciklin e demokracisë? Por, kjo ide shkon edhe nëpër kokat e shumë njerëzve nga brenda, të cilët të pafuqishëm për ta përballur gjendjen ku ndodhet PD-ja mendojnë se po i nënshtrohen thjesht fatit, “domosdoshmërisë historike” do të thoshte babai i atij koalicionit, Marx-i. Prandaj shëndoshja duhet të fillojë nga brenda në PD. Dhe për këtë qëllim kemi filluar një sërë takimesh krejt informale për t’u vetësqaruar se nëse e dëshirojmë fundin tonë, fundi do të vijë, por nëse kemi vullnetit dhe parimet e PD-së jo vetëm që nuk ka fund por duhet të iniciojmë një cikël të demokracisë partiake, asaj parlamentare, të kontrollit dhe llogaridhënies së politikës përfshi qeverisjen. Vendi ka nevojë për një revolucion, por ky është ndryshimi i kulturës politike. Dhe këtë mund ta iniciojë vetëm PD-ja. Unë e di që realizimi i kësaj nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, kjo nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social. Gjithësesi politika nuk është e parëndësishme, ajo nuk mund të rrijë në bisht.

Aleanca me LSI dhe parti që kanë qenë në tepsinë e Ramës a e forcojnë opozitën ?

Aleancat janë të domosdoshme. Aleatët tanë të përhershëm kanë qenë substancialë në ’92, 2005, 2013. Zgjerimi i aleancave nuk ka asgjë të keqe në vetvete, përkundrazi. Ajo që nuk duhet bërë është likujdimi i aleatëve siç ndodhi në 17 maj. Ajo që duhet bërë është fuqizimi së pari i partisë tënde.

Elita e PD dhe organizimi në bazë pse duket qartazi që nuk ka energji dhe besim në lidershipin aktual ?

Energjia, frymëzimi, mobilizimi, militantizmi në një parti nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Këto ndikohen dhe formësohen nga veprimi politik,

Rama dhe basha
Edi Rama Lulzim Basha pas marrëveshjes

qëllimet, puna, njerëzit. Edhe me pije energjitike anëtarët dhe votuesit e PD nuk mund ta kapërdinin kompromisin për bashkëqeverisjen, ndërprerjen e luftës kundër kanabizimit, koncesionarizimit etj të vendit nga qeveria rilindase, listën Basha, unitetin Rilindje-Republikë e Re.

Për hir të së vërtetës, në çastin kur njerëzit menduan se Basha do të mund ta çonte partinë përpara, ata e mbështetën partinë e tyre, i mbushën sheshet e protestës, treguan vullnet dhe sakrificë, militantizëm që tregon se kjo është një parti e madhe. PD nuk e ka mbyllur ciklin. Nëse PD do të dështojë në veprimin politik që ndërmori këtë vit, kjo nuk do të jetë për shkak të tyre.

LEXO EDHE:  Anëtarja e Kryesisë së PD: Marrëveshja e 18 majit nuk ka përfunduar

Po djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve si e komentoni ?

Unë, publikisht, nuk kam qenë kundër djegjes së mandateve me arsyetimin se vetëm kjo mund ta nxirrte Bashën nga kthetrat e Ramës dhe se kjo mund të ishte rruga e ngritjes së opozitës. Por po ashtu publikisht kam cilësuar tre momente: së pari, përgjegjësia është e kryetarit që po merr vendimin mbi bazën e një informacioni dhe parapërgatitjeje të caktuar; së dyti, komuniteti ndërkombëtar do të jetë kundër dhe kjo kërkon zgjidhje, që do të thotë se djegja e mandateve duhet të shërbente për zgjedhje të parakohshme dhe kjo nuk mund të arrihej pa përfhirjen e tyre; së treti, nëse ndërmarrja dështon partia rrezikon të shuhet (Berisha e përshkroi këtë situatë si “të rrosh apo të mos rrosh!”).

Nuk jam shprehur publikisht për mospjesëmarrjen në zgjedhje, sepse nëse kishte edhe një fije shprese së paku për një shtyrje fjala ime nuk do të ndihmonte. Basha ishte në pozicionin loose-loose, i humbur gjithësesi, nëse merrte pjesë nulifikonte djegien e mandateve dhe premtimin se nuk ka zgjedhje me Ramën, nëse nuk merrte pjesë e nxirrte partinë përfundimisht jashtë institucioneve. Z. Berisha e ritheksoi shprehjen hamletiane kur tha se sot partia ndodhet midis suksesit dhe greminës, gjë për të cilën jam plotësisht dakord (ndofta me rezervën se e ka kaluar mesin).

Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje janë dy akte që së bashku nuk e përmirësojnë situatën e PD për sukses. Nëse kjo çon në “mbylljen e ciklit”, shumë e dëshiruar kjo sepse PD është e vetmja parti e madhe opozitare antikomuniste që mbijeton, çfarë duhet të bëjmë? Të konstatojmë dhe të presim “mbylljen e ciklit”? Këtë përgjigje mund ta japin vetëm anëtarësia e PD. Askush nuk ka liçencë për ta shuar partinë, as kryetari i saj.

A besoni se do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha?

Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.

Si mendoni se do të shkojë situata politike dhe zhvillimet në vend?

Po të vini re krahasimet e bëra janë shekspiriane, po të kujtoheni mirë ato janë tragjike. Po vijoj mbi bazën e tyre. Kur u përmend Romeo dhe Xhuljeta, bëra pyetjen: kush është prifti që bëri martesën e fshehtë të pinjollëve të dy familjeve në luftë? Prifti nuk u shpall (megjithëse ne e dimë). Tani është rradha e farmacistit që u jep helmin (që gjithashtu e dimë se kush do të jetë). Sërish për kujtesë, të dy e pinë helmin, e para Xhuljeta dhe fill mbrapa edhe Romeo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi më keq se ’97!”/ Juristi e thotë hapur: Meta nuk mund të vendosë ekulibrat

Publikuar

-

Nga

Juristi Jordan Daci, teksa ka komentuar situatën politke në vend, u shpreh se kriza ka agravuar deri në këtë pikë për shkak mungesës të një arbitri, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat, sado të mundohet

“Nuk dëmtoi të bërit shtet, prandaj e mori veten shumë shpejt. Më keq se 1997. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi arbitër dhe të dy palët të abuzojnë me këtë gjë. Ka një qasje të marrjes së pushtetit nga njerëz me pushtetit, rastësi apo plan, mendoj se një pjesë e madhe e institucioneve janë marrë nga njerëzit në pushtet. Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat. Kjo krizë, sado të mundohet presidenti, apo të bëhet një marrëveshje opozitë-mazhorancë, po nuk pati ekuilibër politik. Duhen se s’bën zgjedhje dhe ne duhet të ngremë disa çështje kushtetuese. Për çdo gjë thërrasim Venecian. S’mund të qëndrojmë në lolo të atyre që nuk flasin shqip. Për ne kush nuk flet shqip ka të drejtë”, tha Daci në “Pa Protokoll”.

LEXO EDHE:  Dhjetori/ Plebishti kundër diktaturave 

LEXO EDHE:  "I korruptuar, arrogant, bën pazare me bandat"/ Edi Paloka paralajmëron hapur Ramën

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano: Ilir Meta ka dalë nga binarët kushtetues…

Publikuar

-

Nga

Në monologu e kësaj të premteje, nga studioja e emisionit “Provokacija” që drejton, Mustafa Nano është fukosur tek “grushti i shtetit” i paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta dhe thirrja e tij për qytetarët që të protestojnë me 2 mars në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë monologimit, Nano theksoi se nuk është në të drejtën e një Presidenti që të thërrasë një protestë të tillë dhe Meta e ka hedhurkëtë hap  nga që ka dalë nga binarët kushtetues dhe është bërë njësh vetëm me një palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, duke u bërë një politikan  ekstremist i Kushtetutës dhe duke kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar.

“Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës. Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjedhjen e tij si President”, ka monologuar moderatori Mustafa Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  “I korruptuar, arrogant, bën pazare me bandat”/ Edi Paloka paralajmëron hapur Ramën

LEXO EDHE:  Lulzim Basha "shkrin" Partinë Demokratike

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE