web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Degjenerimi i Tiranës/ Foto që nxjerr “zbuluar” Veliajn

17 Shtator 2019, 09:45, Politikë CNA

Kreu i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka publikuar sot një foto, e cila sipas tij tregon degjenerimin e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi ndërsa numëron disa nga problemet me të cilat përballen sot qytetarët e kryeqytetit, shkruan ?Degjenerimi i Tiranes me 1 foto te vetme: Ndertime pa planifikim, pa drita por me gjenerator, pa uje por me autobot e rradhe njerezish, pa koridore ajrore (ajrin e sheh vec lart por jo ne koridore qe te lejojne freskun e darkes), pa 2 ngjyra njelloj edhe tek i njejti pallat, me stile e ngjyra te ndryshme ne 3 kate te te njejtit pallat, me karburant ngjitur me pallatet e banimit.?.

Më tej, ai ironizon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn i cili cdo ditë trumbeton në media për ?punët e mëdha? që pretendon se po bën apo edhe për çmimet që merr si kryebashkiak.

?Sa cmime mori??-shkruan Maltezi.





Lajmet e fundit nga