web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka një përçarje PD-LSI?/ Ja si përgjigjet Gazmend Bardhi

16 Shtator 2019, 20:11, Politikë CNA

Nga emisioni “5 pyetje nga Babaramo” në “Report Tv”, ku vijon të jetë prezent, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka dalë në “mbrojtje” presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar vendimin e tij për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit si kushtetues.

Ndërkohë duke u ndalur tek Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit, Gazmend Bardhi e etiketoi sipërmarrjen e mazhorancës parlamentare “tallje për shqiptarët”, kurse mohoi të ketë përçarje midis PD dhe LSI-së.

Komisioni Hetimor parlamentar për presidentin Meta është një tallje dhe harxhim kohe për shqiptarët. Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën. Meta ka vepruar në cilësinë e tij si kryetar shteti, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe si garant i vetëm institucional. Si jurist, mendoj se ka ushtruar në mënyrë korrekte kompetencat e tij… Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë. Do mblidhemi këtë javë për të marrë një vendim për format e aksionit politik, tha Bardhi.





Lajmet e fundit nga