web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap “mat” me cigare në lokal/ Rama i përgjigjet akuzave, s’kursen as Blendi Fevziun

12 Gusht 2019, 21:09, Politikë CNA

Një foto e kryeministrit Edi Rama, duke pirë cigare në një lokal, ka qarkulluar ditën e sotme në rrjet.

Fotoja është publikuar nga faqa e memeve “Brryli Broadway”, ndërkohë që i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kreut të qeverisë.

Rama sqaron se fotoja është realizuar në një ambjent të hapur në “Lungomare” të Vlorës, ndërsa ka venë re që gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë gjithashtu ?like? postimit të “Brryli Broadway”.

Duke përdoru dialektin tiranas, Rama i sugjeron: faqes të merren dhe me Fefziun.

Postimi i plotë

O Brryli i?a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve. Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot. Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit”, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga