web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata iu dha dritën jeshile/ Polica nuk lejon guroret të punojnë

12 Gusht 2019, 18:06, Politikë CNA

Policia e Beratit është përplasur me pronarët e firmave gurore, duke mos i lejuar këtë ta fundit të nisin punën në zonën e Novajt të Skraparit, edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila lejoi rinisjen e gërmimeve.

Mësohet se Uniformat blu bllokuan kampionet e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli edhe përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve.

Një javë më parë policia deklaroi nëpërmjet juristit të saj se, firmat do të lejohen të punojnë në zonën e Novajt, menjëherë pasi ky institucion të njihej zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative. Por edhe pas publikimit të këtij vendimi duket se qeveria nuk do të lejojë fillimin e punimeve në këtë zonë.

Ndërkaq ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në Berat tha se asnjë kompani nuk do të lejohet të punojë në malin e Tomorrit dhe se atyre do t?u jepet një zonë tjetër për shfrytëzimin dhe nxjerrjen e gurit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga