Nga Denis Dyrnjaja/ Të bësh pushimet me tatimet!
Nuk është viti i parë që në verë tatimorët zbresin në aksion...
Sot në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e turpshme, fyese dhe poshtëruese për identitetin tonë. Është zhvilluar një manifestim me flamuj turq dhe marshim, që ka nisur nga Sheshi « Nënë Tereza » dhe ka përfunduar te Kodrat e Liqenit. Aty është përuruar një memorial në kujtim të grushtit të shtetit turk të 15 korrikut 2016.
Qesharake dhe e neveritshme. Po ç?punë kemi ne që të transferojmë në kryeqytetin tonë përkujtimin e një ngjarjeje që është tërësisht turke?
Ne nuk jemi provincë e Turqisë, as çiflik i Sulltanit. Mirëpo, ne, në shumë pikëpamje, jemi një popull mendjelehtë.
Në Hong Kong, banorët e atij shteti të vogël, kanë muaj e muaj të tërë që protestojnë sepse nuk pranojnë që qytetarë të cilët mund të dënohen në Hong Kong për vepra që fyejnë apo prekin Kinën, të transferohen, të gjykohen e të vuajnë dënimin në Kinë.
Pra, e refuzojnë pushtetin e qendrës në zotërim të së cilës kanë kaluar pas largimit të Anglisë nga ai vend. Ndërsa ne nuk e kemi për gjë që të transferojmë emocionet totalitariste dhe diktatoriale të Erdoganit në vendin tonë. Po ky, Erdogan, e detyroi Berishën, para shumë vjetësh, që të hiqte Skënderbeun nga Pallati i Brigadave kur ai të vizitonte atë vend në pritjen zyrtare.
E kam thënë edhe më parë dhe e përsërit edhe tani që Edi Rama është kryeministri që, më së shumti, ka kontribuuar në rivitalizmin e çështjes shqiptare dhe ka ndihmuar në mënyrë substanciale që të rritet performanca e shtetit shqiptar.
Vizita në Beograd, rritja e performancës me qeverinë greke për kufijtë detarë dhe çështjen çame, kontributi për të bashkuar faktorin shqiptar në Maqedoni e Mal të Zi si dhe paraqitjet dinjitoze në vizitat jashtë Shqipërisë, e kanë bërë Edi Ramën kryeministrin më dinjitoz të periudhës së tranzicionit. Mirëpo, me atë që ndodhi sot në Tiranë, ai i vuri vetes një njollë që vështirë të shlyhet.
Unë e kuptoj shumë mirë që ky është një lëshim sporadik dhe pa ndonjë pasojë afatgjatë. Shqipëria nuk humbet as pavarësinë, as gjuhën, as flamurin dhe mund të përfitojë nga marrëdhëniet ekonomike me Turqinë e pasur. Më kujtohet se një rrugë ose e vetmja rrugë që shtroi Lulëzim Basha kur ishte kryetar bashkie kur ngjitesh nga Pallati i Brigadave dhe devijon për nga rezidenca e Ambasadës amerikane, ka një emër arab, në mos gaboj « Kuvajti » a diçka tjetër.
Transferimi i simboleve, qofshin edhe kombëtare, nga një vend në tjetrin është shenjë kulture. Edhe busti i Skënderbeut është vendosur në vende që nuk kanë lidhje me këtë pjesë të historisë shqiptare, si në Gjenevë, fjala vjen, apo dhe në shtete të tjera. Ndërsa transferimi i një ngjarjeje të brendshme, tepër të dikutueshme siç është grushti i shtetit turk, në Kodrat e Liqenit, në Tiranë, aty ku prehen etërit e shqiptarizmës, është një fyerje e rëndë për ne të gjithë.
Të vrarët në Turqi në atë grusht shteti nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë dhe me asnjë ideal tonin. Shenjueshmëria e këtij akti është e dyshimtë dhe, më së shumti, të shtyn të mendosh që është një zgjerim i emocionit triumfalist të Erdoganit mbi një territor që ai e quan nën zë si pjesë e Perandorisë së Madhe.
Për ta përmbyllur po përmend një fakt që e kam jetuar vetë. Kur kam realizuar një dokumentar për shqiptarët e mëdhenj të Stambollit që u mblodhën aty dhe krijuan alfabetin e shqipes, kam vizituar edhe xhaminë ku kishte shërbyer Hoxha Tahsini, që ishte vendi ku u mblodhën me ditë të tëra Kristoforidhi, Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vretoja e, natyrisht, Hasan Tahsini e shumë të tjerë, për të vendosur se si do të ishte alfabeti i shqipes.
E kam quajtur atë vend si selinë e parë të Akademisë Shqiptare. Mirëpo, në kohën që vajta unë, ai vend po kthehej në një universitet privat të Stambollit. Asnjë shenjë, asnjë pllakë përkujtimore.
Unë gjeta aty përfaqësues të Bashkisë së Stambollit dhe u tregova historinë. Ata, jo vetëm që nuk ma morën fjalën, por më thanë se kjo nuk ka rëndësi për Stambollin. Le të më thotë një përfaqësues nga Ministria e Jashtme, jona, se çfarë do të ndodhë nëse ne do të kërkojmë të njihen në Stamboll dhe të shenjohen me tabela e pllaka përkujtimore vendet dhe shenjat që përcaktuan Rilindjen tonë? Këta turqit e sotëm do të na quajnë irredentistë.
Kush më thotë mua ku është sot shtëpia e vëllezërve Frashëri? A e dini ju se ideologu ynë më i madh, Sami Frashëri, përkujtohet në Stamboll vetëm në emrin e një shkolle filloreje?
Ndaj, mendjelehtësia jonë për të shkëmbyer emocionet diktatoriale dhe totalitariste të Erdoganit me një grusht para apo investime, është mjerim intelektual dhe atentat në identitetin kombëtar./CNA.al
Nuk është viti i parë që në verë tatimorët zbresin në aksion...
Në fakt jo pa vetëdije e kam lënë në periferinë e vëmendjes ...
Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur ...
Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të s...
I përfshirë në konfliktin Bashki-Qeveri midis artistëve dhe ...
Sot në mesditë u njoftua se televizioni kombëtar Klan, aktua...
Shqipëria u përball me një ngjarje të pazakontë, dy ditë më ...
Nga Klodian Tomorri Qeveria ka nisur nje reforme te re per t...
Nga Ben AndoniMë 16 Shkurt të këtij viti të mbledhurit e shu...
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për...
Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj kët...
Nga Sali Berisha Gjykata e Larte e perkohshme dhe ad hoc si ...
Nga Aurel Plasari* Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qyte...
Nga Kim MehmetiE ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbr...
Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqe...
Nga Azgan HAKLAJ* Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Er...
Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq i...
Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po pro...
Në janarin e 2015 në familjen tonë u ballafaquam me rastin e...
Në Shqipëri vota nuk merret me flamur as me ide.Mbytet me Ko...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...