Nga Mero Baze/ Kjo është java…
Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj kët...
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standart: ?Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon politikës shqiptare, ta zgjidhë lëmshin që ka krijuar vetë?.
Në pamje të parë korrekt, ky qëndrim që duket sikur respekton sovraninetin e një vendi të pavarur, që gëzon të gjithë ata që kanë kërkuar lehtësimin pas tre dekadash të tutelës së huaj, është në të vërtetë po aq hipokrit sa edhe i pamundur.
Dhe kjo për dy arsye.
Së pari sepse nuk ka ndodhur kështu dhe së dyti sepse nuk është e mundur që kjo të ngjasë.
Le ti marrim me radhë.
As BE dhe sidomos SHBA, nuk kanë qënë vëzhgues neutralë që pas djegjes së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Ata kanë mbështetur pa rezerva palën qeverisëse duke e goditur sistematikisht opozitën. Ata kanë treguar me gisht liderët e saj dhe tashmë janë të njohur me emra diplomatët në Tiranë, që përpunonin në zyrat e tyre sharlatanët e opozitës së re, për t?i servirur si kundërshtarët realë të qeverisë, në një vend ku gjithçka shkon normalisht.
Ky angazhim u bë edhe më i ndjeshëm me ardhjen e votimeve lokale. Ai nuk u mjaftua me thirrjet se PD dhe LSI duhet të hynin në lojë, me deklaratat e hapura se udhëheqësit po tradhëtonin elektoratin e tyre (në fakt 30 qershori tregoi se zgjedësit i ndoqën si trupë unike nga pas), por marrja krah u bë më e qartë kur kriza u shndërrua nga politike në institucionale.
Diplomatët që merren me Shqipërinë, nuk u përfillën as dekretin presidencial për anullimin e votimeve, as faktin se po zhvillohej ?garë? krejtësisht moniste, madje mbyllën sytë edhe ndaj shkkeljeve ligjore për rrëzimin e tij me Kolegj zgjedhor, gjë që edhe raporti i ODHIR e nënvizoi si absurde.
Pra, pasqyra është e qartë, faktori ndërkombëtar në Tiranë, nuk ka qenë një arbitër indiferent, por një gjykatës i rreshtuar pro njërës palë. Madje aq evidente ka qenë kjo sa edhe vetë Edi Rama u detyrua ti falenderojë në asamblenë e fundit të PS-së se shpëtuan Shqipërinë nga rëshqitja në kaos.
Pra, pasi pamë se deri tani ndërkombëtarët nuk kanë hezituar ti zhgërryejnë duart në këtë batak, le të shohim edhe pse ata e kanë të pamundur ta vazhdojnë këtë strategji.
Kjo lidhet drjtëpërdrejt me ecurinë e reformës në drejtësi të cilës ata i kanë vënë gjosksin. Ky projekt ambicioz dhe shumë i propoganduar, ka pasur si objektiv dy aspirata kryesore.
Së pari, atë teknik për rregullimin e sistemit, që do të sillte si pasojë dënimin e politikanëve të korruptuar, ripërtëritjen e një klase politike të delegjitimuar dhe krijimin e një mjedisi më të ndershëm dhe më miqësor për investitort e huaj, që nuk kanë asnjë garanci në këtë vend.
Sw dyti atw psikologjik. Kjo aspiratë ka qenë e lidhur me rikthimin e shpresës së popullatës për të jetuar në një vend më të ndershëm, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit; për të qenë pjesë e një shoqërie më të drejtë, ku fatet personale nuk varen as nga dhuna e pushtetit politik dhe as nga arroganca e atij të parasë.
Realizimi i këtyre dy objektivave ishte basti i madh i perëndimit në Shqipëri. Në emër të tij shumë qytetarë e kanë mbështetur këtë projekt që shpresonin t?u dhuronte një atdhe më të mirë.
Por, eksperienca e këtyre tre viteve po na vërteton, përditë e më shumë, se suksesi i kësaj nisme nuk mund të bashkëjetojë me një pushtet autoritar dhe të pabalancuar. Raste si ato kur ekspertët ndërkombëtarë të Euraliusit apo OBDAT-it janë shndërruar në paterica të pushtetit, duke dhënë rekomandime absurde për Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme apo për gjyqtrë të lartë provizorë, janë dëshmia më e qartë për këtë.
Një drejtësi e ndershme dhe e pananshme është praktikisht e pamundur pa ekzistencën e një sistemi pluralist, pa institucione të pavaruara dhe të balancuara, pa një shtet ligjor që kufizon fantazitë, makthet apo epshet e liderëve të plotfuqishëm.
Pra, thënë shkurt, që Reforma në Drejtësi të ketë ndonjë shanc për ti?u përafruar shpresave që përndezi, ajo ka nevojë për rikthimin e vendit në shtartin demokratik. Dhe këtu perendimorët sado të përpiqen të bëjnë arbitrin indiferent nuk e kanë luksin të fshihen pas shprehjes: ?ne nuk ndërhyjmë në krizën tuaj?. Ata janë të dënuar të shpëtojnë produktin që mban markën e tyre.
Ç?do lloj tjetër sjellje, çdo alibi prej struci, është një bashkëjetesë, në mirkuptim, me regjimin në fuqi. Ajo, jo vetëm që është vazhdim i përkrahjes së sotme për Ramën, por edhe përçudnimi përfundimtar i projektit që nisën tre vite më parë.
Nëse, ashtu sikurse po duket, institucionet e reja të drejtësisë, do të formëzohen në mjedisin e një pushteti personal, ato do ti shërbejnë me devotshmëri deri në fund atij dhe çështe më e keqja, do ti konformohen me të njëjtin zell edhe zëvendësuesit. Dhe atëherë, vite më vonë, pasardhësit e këtyre diplomatëve që merren sot me Shqipërinë (e që ndoshta do të vazhdojnë karrierën me ngritje në të tjera vende të humbura të rruzullit) do të thonë me të njëjtën këmbëngulje: ?bëmë gabim që nuk ndërhymë në kohë?./CNA.al
Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj kët...
Nga Sali Berisha Gjykata e Larte e perkohshme dhe ad hoc si ...
Nga Aurel Plasari* Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qyte...
Nga Kim MehmetiE ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbr...
Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqe...
Nga Azgan HAKLAJ* Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Er...
Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq i...
Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po pro...
Në janarin e 2015 në familjen tonë u ballafaquam me rastin e...
Në Shqipëri vota nuk merret me flamur as me ide.Mbytet me Ko...
Nga Azgan HaklajParimi i sovranitetit të kombeve dhe ai i ve...
Ka disa vargje Migjeni që mua më mundojnë pafund.Ai pyet vet...
Të shohësh qartë e veprosh drejtë kur askush nuk kupton më a...
Nga Arjan GALDINI Ka zemërate që shprehet me gjuhë të fortë ...
A e dini çfarë?Kam vendosur ta besoj plotësisht Edi Ramën ku...
Nga Zef ZEFISi sot e katër vjet më parë sipas plagjatures ob...
Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë p...
Çdo ditë e më teper të mbushet mendja që në këtë vend gjërat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...