web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta zhvat mijëra euro nga taksat e qytetarëve/ "Vuçiç e nxjerr "zbuluar" në Venecia

13 Korrik 2019, 15:01, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta, që në mëngjes i entuziasmuar ka njoftuar se është vlerësuar me çmimin Ndërkombëtar të Venecias ?Luani i Artë”.

“Kënaqësi të vlerësohem me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias ?Luani i Artë”. Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur. Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e Shqipërisë”, ngushëllon veten Meta në rrjete sociale, ndërkohë që vendi është i mbërthyer nga kriza politike.

Meta e reklamon, sikur është një çmim tejet i rëndësishëm dhe shkon me familjen në Venecia, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Por, ky nuk duket një çmim kaq i rëndësishëm siç e ka trumbetuar ai.

Është i njëjti çmim që ka marrë edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili në fakt nuk ka shkuar fare ta marrë.

Por edhe pse Serbia nuk ndodhet në kushtet e Shqipërisë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka shkuar për të marrë çmimin po përfaqësimin e tij ia ka lënë ambasadorit serb në Itali, Goran Aleksiç.

Mesa duket, çmimi në fjalë nuk ka ndonjë peshë të madhe, pavarësisht se Ilir Meta e shiti për si një çmim me shumë vlerë.

Por përtej gjithçkaje, duket se Meta më shumë tallet me këto çmime që presidentët e vendeve të rajonit si Serbia janë tepër indiferentë në të tilla akteve.

Ndryshe nga Presidenti i Shqipërisë, i cili kohët e fundit, shëtit sa në rrjete sociale dhe sa jshtë vendit, Presidenti Serb është mjaftuar me një letër, por pa u larguar nga problemet me të cilat përballet vendi i tij.

Bëhet fjalë për probleme të jashtme të Serbisë siç thuhet në letrën e Presidentit Serb, ndërsa Shqipëria e cila prej 6 muaj është një krizë politike qorre, ka një President, që po ia shëmton dhe ul çdo ditë dhe më shumë imazhin institucionit të Presidencës.

Sipas Metës, ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

Kuptohet se një President i vogël, një çmim të vogël  do ta bëjë të madh, megjithëse s’është asgjë dhe shteti ynë paguan disa mijëra euro për familjen Meta që të kënaqen në Venecia dhe më pas ai të tallet me postimet te tij në rrjetet sociale.

Por, duket se më shumë se Metës ky çmim është dedikuar institucionit të Presidencës.

Pasi Ilir Meta, e di mirë se ky pozicion e ka shpëtuar deri më tani nga drejtësia dhe se më tej nuk ka çmim që e shpëton, pavarësisht se çfarë pazari politik gatuhet./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga