web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klosi me “dorë të hekurt”/ Paralajmërimi i fortë për bizneset

13 Korrik 2019, 13:10, Aktualitet CNA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishite i pranishëm sot në Pogradec, në mbledhjen e Task Forcës së Turizmit.

Gjatë fjalës së tij, Klosi paralajmëroi të gjitha subjektet që shfrytëzojnë hapësirën e bregdetit se nuk do tolerohet mungesa e respektimit të ligjit për hapësirën publike të plazheve.

?Është rritur numri i turistëve, është rritur turizmi, por na duhet të ecim paralelisht me standardet?- deklaroi ministri Klosi.

VKM-ja për stacionet e plazhit parashikon 20% të hapësirës së bregdetit brenda një njësie, duhet të jetë plazh publik. Kjo nuk është respektuar dhe tashmë institucionet do të veprojnë, sikundër në Durrës që iu kthye hapësira e plazhit publik, qytetarëve.

?Vendimi i Këshillit të Ministrave për këtë është i prerë. Mozbatimi i tij penalizon drejtpërsëdrejti ata që ushtrojnë këtë aktivitet në mënyrë të paligjshme, organet vendore që duhet ta kontrollojnë dhe natyrisht edhe të gjithë ne organet shtetërore që duhet të bëjmë monitorimin?.

Ministri Klosi shtoi se duhet të veprohet edhe për mungesën e kullave dhe rojeve të çertifikuara të ruajtjes së jetës në plazhe. Nga 50 subjekte të monitoruara, vetëm 14 i zbatojnë të gjitha kriteret e VKM për stacionet e plazheve. Nuk mund të kemi rritje cilësore të turizmit, nëse nuk kemi rritje të shpejtë të shërbimeve dhe standarteve- deklaroi ministri Klosi duke shtuar se zbatimi i 3 elementë kycë: ndarja e plazhit publik. siguria e jetës, dhe higjiena do të sigurojnë standardet e duhura.

Klosi tërhoqi vëmendjen e tur operatorëve edhe përsa i përket mjedisit duke kërkuar një trajtimin e ujërave të zeza, pajisjen me leje mjedisore dhe zbatimin e tyre.





Lajmet e fundit nga