web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpopullimi i vendit/ Manjani "shuplakë" qeverisë: “Po i yshtin njerëzit të ikin”

13 Korrik 2019, 14:14, Aktualitet CNA

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ai kritikon ashpër qeverin por dhe opozitën, se përse nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë, program apo thirrje për ta ndaluar këtë fenomen.

?Popullsia dhe territori janë dy elementët klasikë të një shteti. Nëse territori shpopullohet edhe shteti merr fund?-shkruan më tej Manjani.

Postimi i plotë

Ore si nuk kam dëgjuar një program, projekt apo thirrje, deklaratë, qoftë edhe një fjali të vetme të artikuluar nga dikush që të ndalojë largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre?!

As për sy e faqe, as për hi syve. Fare! Asnjë fjalë të vetme!

As nga qeveria e as nga opozita.

Kulmi!

Përkundrazi, vetë i yshtin njerëzit të ikin. Për të njëtën punë që bëjnë këtu, ikin në Gjermani. IKIN!

Popullsia dhe territori janë dy elementët klasikë të një shteti. Nëse territori shpopullohet edhe shteti merr fund…

Ruajtja e popullsisë në territorin e saj është detyrë e çdo shtetari./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga