web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Dekreti Metës, shans për dialog"/ Politologu: Po shkojmë drejt një konflikti të madh

25 Qershor 2019, 20:51, Aktualitet CNA

Pa sens juridik, situatë skandaloze që po na shpie drejt një konflikti të pashmangshëm e me një kosto shumë të madhe, e ka vlerësuar situatën në të cilën shqiptarët po shkojnë drejt zgjedhjeve vendore, politologu Afrim Krasniqi.

I qenë pjesë e emisionit “Tempora”,ku temë diskutimi është “30 qershori shansi i fundit”,  Krasniqi ka thenë gjthashtu se me anën e çdekretimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve Presidenti i dha një shans për dialog protagonistëve politik të përfshirë në këtë betejë pa sens. Një shans të humbur, vlerëson Krasniqi.

“Nuk është juridike kjo që po ndodh. E trishtueshme është se shqiptarët po shohin përmes ekranit të televizorit se Shqipëria po shkon drejt një situate skandaloze, drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe, duke humbur të gjithë shanset dhe miqtë e Shqipërisë në botë. Ne që punojmë me të huajt e shohim çdo ditë e më shumë. Ka një skepticizëm në bllok ndaj gjërave si po ecën Shqipëria dhe prespektiva e saj. Dhe është e frikshme, e dhimbshme dhe e papranueshme sesi kjo skemë ndodh dhe nuk bëhet asgjë për ta ndaluar. Të gjithë këta aktorë, presidenti, kryetar opozite, maxhorance janë pjesë e fajit kush më shumë e kush më pak dhe të gjithë këta artifica teknike nuk janë as zgjidhje, as thelbi i problemit dhe as  arsyeja pse ndodhim në krizë”, ka deklaruar politologu Krasniqi, duke vijuar:

“Që kur ka dalë dekreti i presidentit unë e kam gjykuar si akt politik. Përsa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese askush tjetër nuk ka autoritetin për ti thënë presidentit e ka mirë apo gabim, pavarësisht se kam bindjen personale që nuk është kompetencë e presidentit për të nxjerrë një dekret të tillë. Megjithatë ishte shans për të bërë dialog politik. Dhe arsyetimi i tij, që mund të përdorej si shans për dialog politik, nuk është vetëm arsyetim i një pjese publiku në Tiranë por është dhe arsyetim i një nga kancelarive kryesore ndërkombëtare. Palët nuk e përdorën dhe sot kemi shkuar aty ku nuk kemi vetëm një president në presidencë, por dhe president në KQZ, një në kryeministri dhe një në opozitë. Secili e lexon Kushtetutën dhe ligjin siç e dëshiron”./CNA.al





Lajmet e fundit nga