Çdo ndodhë në 30 Qershor?/ Deputeti: Ska zgjedhje, Rama më mirë ti kish emëruar kryebashkiakët
“Çfarë do të ndodhë më 30 Qershor?” është tema e emisionit “...
Nga Bledi Mane-Public Enemy
Është elegante, e bukur, ka shenja dhune në trup por mbjell pemë dhe mundohet ti mbulojë plagët. Kursen ujin e pijshëm dhe dritat, mundohet që me 320 mijë lekët e rrogës të ushqehet e të vishet modestisht, të kursejë për pushimet verore në plazhin publik të Durrësit. Merr me vete bukën, librin dhe nuk blen krem kundër diellit por lyhet me vajin e ullirit që bleu te katundari. Megjithëse e ka burrin bixhozxhi dhe pijanec ende e pret deri natën vonë kur kthehet nga mejhania dhe e pret e qeshur dhe e qorton ëmbël. Burri e dhunon, e kafshon, e ofendon por ajo kurrësesi nuk shkon të kërkojë urdhërmbrojtje në gjykatë jo nga frika por po përpiqet e po lufton ta rikthejë bashkëshortin në rrugën e duhur, në kohën e duhur si atëherë kur ishon të rinj dhe dashuroheshin marrëzisht. Madje e mbytur nga borxhet e burrit ka filluar edhe një punë të dytë dhe kalamajve nuk ua kursen as dashurinë, as edukimin dhe as kushtet bazike. Me shoqet e saj pi një kafe në fundjavë dhe së bashku shëtisin të qeshura rrugicave të gjelbëruara të Liqenit. Nuk sheh as telenovela turke, as indiane, as debatet bajate politike të televizioneve nuk i ndjek por kur ka kohë lexon libra dhe mëson autodidaktisht gjuhën gjermane. Do e mësojë perfekt sespse ka në plan që të respektojë 3 mujorshin e vizës Schengen dhe të shkojë të punojë provizorisht në Berlin e të kthehet me një dorë eurosh këtu për tu blerë fëmijëve laptop e tu paguajë shkollën. Ah se harrova, çdo mëngjes hap dritaret, ujit lulet, i përkëdhel, u bën gati ushqimin burrit dhe fëmijëve dhe niset e qeshur në punë…
Përballë, është Atdheu i Ilir Metës. Sapo u kthye nga Belgjika ku bëri një dorë lekësh me drogë, bleu 2 makina të shtrenjta dhe harxhon benzinën e xhirron gomat sa në Tiranë e sa në Dhërmi. Zihet me policët, kërcënon njerëzit me armë, trash zërin madje edhe lekët e tatuazhit nuk i pagoi. Për drekë ulet me prokurorët, darkën e kalon me gjykatësit dhe me kurvat. Kur i mbarohen lekët, anëtarësohet në parti, blen një diplomë universitare te Kristali, fillon punë drejtor dogane dhe çdo muaj 7 mijë euro i çon te Partia, 6800 euro i mban për vete. Si punë të dytë ka një biznes guroresh në Malin e Tomorrit ku pret pemë, gërryen shpatet dhe honet, nxjerr plaka dhe i shet në Greqi. Tatimet dhe taksat nuk ia kërkon njeri se e gjen belaja madje edhe e plagos. Plagosje mund të bëjë nëse i rrezikohen financat, nëse i ngacmon partinë madje edhe pasnesër të djelën n? mëngjes do zërë pritë te qendrat e votimit për të mos lenë njeri të shprehi vullnetin e tij. Krekoset aq shum? ky atdheu i Ilir Metës sepse deri tani ka flirtuar me koalicione sa majtas e sa djathtas dhe e kanë përkëdhelur edhe prej hallit edhe prej frikës qoftë Sala, qoftë Edi apo Luli.
Por mbajeni mend, të hënën e 1 korrikut 2019 në mëngjes Atdheu im do çohet si zakonisht nga gjumi, do u përgatisë ushqimin fëmijëve, do hapi dritaret, do ujisë lulet e më pas do niset i qeshur për në punë. Ndërsa Atdheu i Ilir Metës nuk do çohet dot nga krevati. Atë ditë do lëngojë nga dhimbjet e më në fund do e kuptoj? se është i sëmurë, i kalbur së brendshmi.
Të hënë të gjithë me komposto e me fruta në duar duhet ti shkojmë në spital Atdheut të sëmurë. Vetëm komposto dhe fruta, asnjë lekë për infermieret dhe doktorët. Boll ka vjedhur Atdheu i Ilir Metës!!!
“Çfarë do të ndodhë më 30 Qershor?” është tema e emisionit “...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij për s...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka rea...
Këshilltari i CDU, partisë së kancelares gjermane Angela Mer...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i është përgjigjur...
“A ka lider më të mirë sE Lulzim Basha?” Ka qenë kjo pyetja ...
Nga Pëllumb KullaSado e çmëndur, por fushatë elektorale zgje...
Si e shkatërroi komunizmi familjen e shquar korçare, Merdan...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka re...
Analisti Andi Bushati ka folur mbi krizën politike në vnedin...
Grupimi i Qendrës së Djathtë u kërkon shqiptarëve që të mos ...
Policia ka proceduar sot penalisht një shtetas 55-vjeçar, pa...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Kukësi, ku ka mbajtur...
Kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj, ka shpalos...
Gazetari gjerman, Peter Tiede, ka komentuar në postimin e kr...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kreut t...
CNA.al mbrëmjen e djeshme zbuloi planin e opozitës për pengi...
Analisti Frrok Çupi, ka komentuar qëndrimet e kreut të PD-së...
Kryeministri Edi Rama ka hapur sot fushtatën elektorale në T...
Kukësi ka lajmëruar sot një protestë për të cilën është marr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...