‘Rilindjen’ do ta kishte zili dhe Erdogani/ Andi Bushati: Jemi përballë një regjimi
Analisti Andi Bushati ka folur mbi krizën politike në vnedin...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Republikës Ilir Meta i cili mëngjesin e sotëm në një konferencë për shtyp deklaroi ndër të tjera se Shqipërinë e drejtonte ai dhe jo Amerika apo Italia.
Sipas Ngjelës, Meta po e quan veten monark absolut dhe kjo është një tragji-komedi.
Ngjela i ka bërë thirrjen Ramës të përdorë forcën e ligjit mbi presidentit dhe opozitën e dhunshme.
Postimi i plotë:
Kur një president i një republike parlamentare që është zgjedhur nga parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.
l.
Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:
1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
Kjo është esenca e demokracisë në një republikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhëti kombëtare.
Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?
E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.
Po partitë politike e dinë që kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”
ll.
Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?
Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet.
“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.
Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?
Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?
Kjo pritet për t’u parë./CNA.al
Analisti Andi Bushati ka folur mbi krizën politike në vnedin...
Grupimi i Qendrës së Djathtë u kërkon shqiptarëve që të mos ...
Policia ka proceduar sot penalisht një shtetas 55-vjeçar, pa...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Kukësi, ku ka mbajtur...
Kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj, ka shpalos...
Gazetari gjerman, Peter Tiede, ka komentuar në postimin e kr...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kreut t...
CNA.al mbrëmjen e djeshme zbuloi planin e opozitës për pengi...
Analisti Frrok Çupi, ka komentuar qëndrimet e kreut të PD-së...
Kryeministri Edi Rama ka hapur sot fushtatën elektorale në T...
Kukësi ka lajmëruar sot një protestë për të cilën është marr...
Protestuesit në Kukës kanë marshuar drejt aeroportit në mëny...
Ish kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Kukësit duke...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Kukësit dhe ...
Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga e quan “tallje” dhe “gaja...
Mbrëmjen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta në qy...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në qyt...
Nga Agim XhafkaZv/kryeministri i Shqipërisë kërcënon shqipta...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...